Në fokus

September 4, 2020 | 8:07

Esmeralda Birçaj: Për atë moment! Ia vlen të jetosh…

I dashur bashkë – Njeri. Ia vlen të jetosh.

Për atë moment.

Ku dy vështrime janë përmbushur.

Ku dy buzëqeshje folën.

Ku të gjitha u imponuan nga shikimet/vështrimet.

Ku diçka kthyet, diçka patë, diçka kuptuat…, u pajtuat për diçka.

Se e kapët këtë “diçka” në ajër. Dhe kjo “diçka” ishte më se e mjaftueshme.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Për atë moment.

Ku frekuenca juaj u akordua me frekuencën tjetër. Dhe që së bashku ndjenë, se çfarë vlere të madhe ka më në fund, një sekondë.

Ku kuptuat si duhet të shohim sytë.

Ku dërguat shumë të vërteta me vetëm një vështrim. Ku morët një mori/tufë të vërtetash duke parë një retinë.

Ku ndjeve shkëlqimin dhe dritën e një të qeshure të depërtonin te ty si energji elektrike.

Ku e ndjeve konfliktin në madhështinë e tij, jo sepse ishe i ftohtë, por sepse e kuptove.

Për atë moment.

Ku kuptuat që në fund të fundit, heshtja mund të ketë zërat më të zhurmshëm.

Ku ia arritët të komunikoni, pa pasur nevojë të shpjegoni asgjë.

Ku gjuha nuk arriti të artikulojë zërin/zanore. Ose më saktë, as që duhej të shqetësoheshe.

11Ku arsyeja nuk kishte arsye të ekzistonte. U duk e padenjë. Tepricë.

Sepse i thatë të gjitha, pa dashur të thuash asgjë.

Për atë moment ia vlen të jetosh, Njeri.

Momenti i momenteve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top