FB

November 12, 2026 | 11:30

Trahana Lunxhëria / Aromë Shqipërie tanimë edhe në Gjermani

 

Foto Stefan Obermeier

Nga tradita e gjysheve shqiptare drejt tregut gjerman, Lunxhëria prezanton trahananë dhe shijet autentike të Shqipërisë në panairin “Albanian Taste Market” në Mynih.

img-20261026-wa0012

Pas Amerikës dhe Kanadasë, një hap tjetër i rëndësishëm për Kompaninë Lunxhëria është edhe futja e produkteve të saj në tregun Europian. Administrata jonë përfaqësoi kompaninë në Panairin e organizuar nga Conti-VBW, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Munich (panairi Albanian Taste Market). Një organizim i rëndësishëm, ku për synim kishte prezantimin e produkteve autoktone shqiptare për tregun gjerman.

img-20261026-wa0010

Në panair u prezantua cilësia, tradita dhe origjina që qëndron pas këtyre produkteve, historia, mundi dhe sakrifica e prodhuesve vendas dhe potenciali i tyre për t’u pozicionuar në tregun gjerman. Pjesëmarrës në panair ishin gjithashtu përfaqësues të Retail-it, dyqane, restorante, hotele dhe operatorë të HORECA për tregun bavarez. Aty takuam shumë shqiptarë, me mall për aromën e vendlindjes, emigrantë të cilët na thonin se mundoheshin që ta blinin në Shqipëri trahananë sa herë që vinin, të lumtur që këto produkte tanimë po prezantoheshin  edhe në një treg gjigant europian.

img-20261026-wa0008

Kënaqësi ishte dhe për të huajt që afroheshin në stendë, me shume njohuri për Shqipërinë, por jo për trahananë, rosnicat apo petkat. Me një kuriozitet për ta provuar dhe të habitur për vlerat që këto produkte kanë në organizëm.

img-20261026-wa0011

Panairi ishte i organizuar deri në detaje, kuzhinierë profesionistë shqiptarë e të huaj bënë disa gatime unike që përfaqësonin denjësisht kulinarinë tonë.

img-20261026-wa0009

Trahanaja e gatuar sipas recetës tradicionale të gjysheve tona, e servirur me djathë e vaj bio shqiptar. Kurse petkat, produkti ynë më i ri, u gatuan në një formë më moderne, me tartuf gjithashtu, një kërpudhë që rritet mrekullisht në tokat shqiptare. Eksperienca ishte unike, urimet dhe mirënjohja e shprehur na bënë të largohemi me pozitivitetin e një fillimi të ri. Aromë Shqipërie tanimë edhe në Gjermani.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top