Në fokus

August 26, 2020 | 8:09

Esmeralda Birçaj: Shpella që keni frikë të hyni fsheh thesarin që po kërkoni (qëndrim mbi ndikimin social të pandemisë)

Të dish se mund të qëndrosh në kaos, është përkufizimi i guximit. Imagjinoni të kaloni një kohë të vështirë duke ditur që keni aftësi për të përballuar. Ne dalim nga vështirësitë me aftësi të reja, njohuri, dalim më të fortë dhe kështu bëhemi më elastikë mendor.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Si ta bëjmë diçka të re normale?

Jemi në diçka të re, jemi fillestarë në të. Si tw tillw para diçkaje të re, na bën të ndjehemi të pasigurt dhe të frikësuar. Edhe diçka aq e këndshme si kur u bëmë prindër për herë të parë, na mbushi me frikën e të panjohurës dhe ndjenjat e pasigurisë, por edhe një zi për jetën që lëmë pas, për zakonet tona që nuk janë më të njëjtat…

Sidomos tani që jemi akoma në pandemi. Dëgjojmë dhe lexojmë për ato që ndodhin në vendet e tjera dhe dridhemi për ato që do të shohim edhe në ditët e ardhshme. Jemi thirrur ta përballojmë atë vetëm, disa plotësisht vetëm, disa të tjerë me familjet e tyre që janë mbështetës dhe ka marrëdhënie harmonike, ose ka tensione dhe vështirësi ku ndihemi përsëri vetëm.

Pra, jemi ballafaquar me diçka të paparë dhe të frikshme, ndiejmë frikë, pasiguri dhe vetmi, vajtojmë për humbjen e shumë prej zakoneve tona dhe e gjithë kjo na privoi nga shumica e atyre që bëmë dhe na dhanë gëzim dhe rrugëdalje dhe…, na privuan shumë nga ato që bëmë për të mpirë emocionet tona të vështira…

Pra, si ta përballojmë diçka të re dhe të vështirë?

Si do i zhvillojmë strategjitë në mënyrë që të jemi më të fortë sa herë që ndeshemi me të tilla “firsts” – të parët?

Po ju tregoj tre hapat e parë që më ndihmuan të përqafoja ngadalë gjithë këtë situatë të vështirë për të qenë fillestare në pandemi”.

Gjëja e parë që më ndihmoi ishte të përmendja atë që po më ndodhte, ta thoja atë me fjalë.

Çfarë po më ndodh?

Pse ndihem sikur nuk e di se çfarë po më ndodh?

Çfarë ndjej, si ndjehem?

Pse ndjehem sikur po humbas kontrollin?

2Ne kemi nevojë ta kuptojmë jetën tonë, është në natyrën tonë. Duke emërtuar diçka ka kuptim. Unë flas shpesh për mënyrën e funksionimit të trurit tonë.

Ne e dimë se kur hedhim në fjalë emocionet tona dhe shkaqet që i shkaktojnë ato, hyn në lojë lobi frontal, pjesa e trurit tonë që është përgjegjëse për të menduarit logjik dhe procesin e zgjidhjes së problemit. Kështu që emocionet tona janë zbutur dhe bëhen më të durueshme. Nëse ne mund t’i ndajmë mendimet dhe shqetësimet tona me dikë që me të vërtetë mund të na dëgjojë, pa kritika dhe nuk do të na bëjë të ndihemi fajtorë për ndjenjat tona, kjo është edhe më shëruese.

Pra, hapi i parë është të emërtojmë ato që po përjetojmë.

Shpesh kemi frikë t’i japim emër asaj që po na ndodh, sepse kemi frikë se mos kjo do ta bëjë atë më të fortë ose më keq dhe gjëja e fundit që duam kur ndiejmë ose provojmë diçka të pakëndshme është ta bëjmë atë më të fortë.

Pra, le ta ç’mistifikojmë këtë frikë, pasi hulumtimet kronike, qindra intervista dhe analiza dëshmojnë se kur i përmendim vështirësitë dhe emocionet tona, nuk i forcojmë ato, por na forcojnë!

Fuqizimi do të thotë që unë mund të ndikoj në një ndryshim dhe të arrij një qëllim. Unë mund të arrij qëllime dhe të punoj drejt tyre.

Pra, emërtimi i emocioneve të mia dhe ato që i shkaktojnë ato më japin fuqinë të ndikoj në një ndryshim brenda meje dhe të arrij një qëllim.

Kështu që nëse nuk ndihem qetë dhe këndshëm dhe e kuptoj që është diçka që po e përjetoj ose po e bëj për herë të parë dhe e emëroj atë mund të bëj 3 gjëra.

Më lejoni ta racionalizoj së pari. Kjo ishte hera ime e parë që provova një shtetrrethim: punoja nga shtëpia, ndihmoja fëmijët të mësonin nëpërmjet internetit dhe është normale që të trembesha, stresohesha, të isha në siklet, e pasigurt dhe çdo gjë tjetër që ndieja. Ndihesha ndryshe. Kjo është saktësisht se si ndihemi me gjithçka të re!

Së dyti, përpiqem të shoh një dimension tjetër të çështjes. Nuk do të zgjasë përgjithmonë. Padyshim që ndjenjat e mia nuk do të jenë këto përgjithmonë. Emocionet janë të përkohshme dhe vazhdimisht ndryshojnë. Edhe gjatë karantinës jeta vazhdon dhe të dhënat rreth nesh ndryshojnë.

Gjithashtu, nëse kam vështirësi me atë që duhet të bëj ose mos ta bëjë tani, kjo është sepse unë jam një “fillestare” në gjithë këtë. Gradualisht do të mësohem me të dhe do të mësoj dhe do të bëhem më e mirë në atë që duhet të bëj ose në atë që nuk do të bëj më. Edhe nëse e kam shumë të vështirë me diçka të re nuk do të thotë që jam e padobishme ose nuk mund të bëj asgjë. Është thjesht diçka e re dhe unë kam nevojë për kohë për të mësuar dhe për t’u përshtatur.

Së treti mund të kontrolloj nëse pritjet e mia janë realiste. Nuk do mund të përshtatem menjëherë dhe gjërat do të jenë të vështira për mua për një kohë. Unë jam në një fazë kalimtare, të ndërmjetme. Po ashtu të dhënat po ndryshojnë vazhdimisht. Të dhëna të reja dhe kushte të reja në të cilat ne jemi “fillestarë”.

Ne mund të flasim me fëmijët tanë për këtë strategji pasi edhe ata kanë gjithashtu, shumë fillesa në përvojat dhe do të kenë shumë më tepër…, mësim nëpërmjet internetit, herën e parë në provime, ditën e parë në shkollën e re, takimin e parë… të gjitha këto na përmbytin me emocione dhe është në rregull. Çfarë bëjmë atëherë? Ne “pagëzojmë” atë që ndodh me ne dhe e racionalizojmë atë, e shohim atë nga një dimension tjetër dhe kontrollojmë pritjet tona.

Pra, në lidhje me pandeminë e koronavirus-it jemi thirrur për herë të parë të përballemi me diçka të re dhe të vështirë dhe është një përvojë kolektive e re. Ne nuk dimë shumë për këtë dhe nuk jemi të sigurt se çfarë të bëjmë. Ne përpiqemi të funksionojmë normalisht, por asgjë nuk është normale ose e njëjtë. Ne përpiqemi t’i sigurojmë fëmijët tanë dhe t’i ndihmojmë ata të ndjehen të sigurt ndërsa në të njëjtën kohë nuk ndjehemi të sigurt dhe të vetësiguruar. Është një nga situatat më të vështira që po përjeton i gjithë njerëzimi.

Kështu që nëse përpiqem të përdor strategjinë e mësipërme të koronavirusit për mua është diçka e tillë:

Racionalizimi: Ne nuk dimë si ta trajtojmë atë. Ne nuk dimë si të izolohemi dhe të qëndrojmë të shëndetshëm mendërisht, nuk dimë si të qëndrojmë të lidhur me të dashurit tanë, por nga larg. Ne mësojmë dhe bëhemi gjithnjë e më shpikës dhe krijues dhe e shoh atë çdo ditë. Ne nuk dimë se çfarë t’u themi fëmijëve tanë ose si t’i edukojmë ata në shtëpi. Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë po bëjmë dhe shumë prej nesh ndjehen të shqetësuar, të frikësuar, vetëm dhe, është e drejtë të ndiejmë të gjitha këto emocione.

Është mirë t’u tregojmë fëmijëve tanë se si është të mos njohim gjëra dhe të ndjehemi të pasigurt. Edhe në këtë situatë do të ndajmë dhe do të ndiejmë një gamë të gjerë emocionesh jo vetëm të këqija, do të ndiejmë gjithashtu gëzim, qetësi, paqe, dashuri, guxim, forcë, dhembshuri…

“Nuk ka dasmë pa lot dhe një funeral pa të qeshura”, siç shkon një thënie popullore e njohur. Mund t’u themi sinqerisht fëmijëve tanë se: “Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë po ndodh, ne po bëjmë më të mirën që mund të bëjmë, është e frikshme dhe është e drejtë të ndjehemi të frikësuar, është e drejtë dhe normale të jemi të mbingarkuar nga emocionet. Për sa kohë që ne i emërojmë dhe i ndjejmë ato”.

A flasim me familjen tonë se si ndjehemi, a ka ndonjë gjë për të cilën jemi mirënjohës?

Unë shoh një dimension tjetër: Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë e gjithë kjo, por e dimë që nuk do të jetë përgjithmonë. Do të mbarojë. Përvoja jonë nga e kaluara shpesh na ndihmon të kuptojmë natyrën e përkohshme të situatës. Fëmijët nuk e kanë këtë dhe ndjehen të irrituar për gjërat që u mungojnë, ndeshjet e futbollit, udhëtimet shkollore… Nuk është egoiste të ndjehen të irrituar, edhe ne ndjehemi të irrituar për shumë gjëra. Ky është gjithashtu një emocion që duhet ta emërtojmë dhe ndiejmë.

Kontrolloj pritjet e mia: Ne duhet të jemi më të durueshëm me veten dhe të tjerët. Të dëgjojmë me zemër të hapur. Të pyesim se çfarë na duhet, të kontrollojmë që burimet tona të informacionit të jenë të besueshme sepse nuk ka vend për ç’informata dhe lajme të rreme.

Në të njëjtën kohë unë përpiqem të ruaj ato çfarë mund të bëj nga ato që dua, zanatet, gjimnastika, gatimi, leximi… Çdo gjë që më mbush dhe më jep gëzim.

Jemi të gjithë së bashku në këtë, le të hapim zemrat tona dhe të gjejmë mënyra të reja për të qenë së bashku dhe të afërt dhe të tregojmë dashurinë dhe interesin tonë. Do të dalim më të fortë, më të mençur dhe me më shumë vetëdije dhe mirënjohje.

Shpella që ke frikë të hysh fsheh thesarin që po kërkon.

Pra, le ta shohim si një mundësi!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top