Marrëdhënie

April 30, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: Të afërmit e këqij janë një farë e pandershme

 

Familja është shumë e rëndësishme për të gjithë ne dhe ka raste në jetë kur njerëzit afër nesh na mbrojnë dhe na japin forcë për të ecur përpara. Sidoqoftë, për fat të keq, ka nga ata të afërm zemrat e të cilëve janë përplot me zili dhe egoizëm dhe që përfundojnë më të rrezikshëm se të huajt.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Ata tek të cilët je i/e detyruar të kalosh/shpenzosh mikpritjen dhe mirësjelljen tende ndërsa ti e di që të nënvlerësojnë dhe minojnë dhe janë duke pritur kthesën tënde të parë që të ndihen mirë me veten e tyre.

Janë të afërmit e këqij që nuk të shikojnë në sy por vetëm pretendojnë dhe në vend të së vërtetës, ata të mashtrojnë me puthje dhe përqafime të rreme. 

“I huaj i njohur!”

Anëtar i një organi/trupi që nuk je i tiji.

Ti je ndryshe..! 

E vërteta jote ka një bukuri tjetër. Disa janë magjepsur, a nuk është  e bukur? 

Trup i huaj në një trup që nuk do të bëhet kurrë juaji.

Asnjë pikë kontakti. Asnjë lloj komunikimi.

Ndjehesh i/e izoluar. Kur nuk të konsiderojnë as me më të vegjëlit. Jo se j’ua ke nevojën.

Ti i përket vetes dhe atyre që të mbështesin.

I/e huaj për ata, trupi i të cilëve ke qenë pa dashur të ishit.

1

Festime, gëzime dhe humbje. Një prani indiferente në hapësirë. S’ke asgjë për t’u thënë. Një “Çfarë po bën?” me një ” Shumë mirë, po ti?” është mjaftë e guximshme. Çfarë tjetër mund të thuash kur je larg dhe kur mungon për një kohë të gjatë?

Asnjë pikë kontakti. Organ/trup i huaj.

Dikur të shqetësonte, mendoje se ishte faji yt. Tani nuk të intereson aspak.

A e dini pse po flas? A doni që ta përmend fjalën?

Po flas për familjen. Për të afërmit. Ky gjemb i mallkuar! 

Të afërmit e këqij janë një farë e pandershme. E keqe e madhe.

Hipokritët. Të të pijnë gjakun dinë. Mbaji larg! 

Mund ta kuptosh se nuk u përket, nuk bën pjesë, kur nuk u bënë të mirat që ata kërkojnë pasi ti reagon. 

I njëjti gjak që ti dëshiron që gjaku jot mos të ishte.

Një organ i huaj që jeta dëshiron të ta veshë. Por mund t’i largohesh lehtë. Zgjidh të jetosh pa të. Larg nga intrigat dhe papastërtitë. Kush do të hajë i pari dhe kë? Kush do të garojë?

Qëndro indiferent dhe larg tyre.

Ata nuk dinë të sillen. Ata mundet vetëm të pretendojnë. 

Ata shkaktojnë neveri. Puthje dhe përqafime false.

Largohu prej tyre…!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top