“Me përkushtimin, talentin dhe arritjet e mia në fushën e kulinarisë, kam dëshmuar se gastronomia është shumë më tepër sesa një profesion, është art dhe pasion. Dashuria që kam për këtë art më motivon çdo ditë edhe më shumë për të përcjellë tek brezi i ri dëshirën për kulinarinë, kreativitetin dhe përkushtimin ndaj saj. Përmes punës dhe eksperiencës sime, synoj jo vetëm të mësojë teknika profesionale, por edhe të edukojë të rinjtë me vlera të rëndësishme si disiplina, korrektësia, respekti dhe dashuria për punën.” – Krenar Beshiri

Pas çdo pjate të bukur qëndron një vizion, përvojë dhe përkushtim. Shef Krenari është më shumë se një shef kuzhine. Ai është një profesionist që e ka kthyer gastronominë në një rrugëtim të përditshëm mes shijes, kreativitetit dhe disiplinës. Me duart që krijojnë, mendjen që udhëheq dhe pasionin që frymëzon, ai përcjell një filozofi të thjeshtë: kuzhina nuk është vetëm vendi ku gatuhet, është vendi ku lind arti.
Gatimi është shndërruar sot në një nga shtyllat më të rëndësishme të turizmit shqiptar. Kuzhina jonë tradicionale, e pasuruar me receta nga më të larmishmet, është një ndër arsyet që të huajt vizitojnë dhe rikthehen në Shqipëri. Kjo vëmendje e shtuar ka sjellë një kërkesë gjithnjë në rritje për profesionistë të fushës, kuzhinierë të përgatitur, pastiçierë të specializuar, baristë, picierë dhe shefa kuzhine që dinë të sjellin në pjatë jo vetëm shije, por edhe estetikë.
Në këtë sfond zhvillimi, Instituti i Kulinarisë Royal ka qenë për 15 vite rresht një ndër furnizuesit kryesorë të tregut me profesionistë të kualifikuar. Me programe mësimore bashkëkohore dhe ambiente laboratorike të ngjashme me ato të restoranteve reale, instituti ka përgatitur me dhjetëra breza kuzhinierësh që sot janë pjesë e sukseseve kulinare në Shqipëri dhe më gjerë. Pas këtij suksesi qëndron Krenar Beshiri, mjeshtër i njohur i kulinarisë shqiptare. Me një karrierë 30-vjeçare dhe një pasion të palodhur për gastronominë, ai ka themeluar dhe drejtuar Institutin e Kulinarisë Royal duke i dhënë jetë një vizioni që përputh pasionin me profesionin. Nën drejtimin e tij, shkolla ka ndihmuar të rinjtë të gjejnë rrugën e tyre në një profesion të qëndrueshëm dhe të vlerësuar në treg.

Regjistrimet për ciklin e ri mësimor kanë nisur!
Instituti i Kulinarisë Royal nuk është një qendër kualifikimi si gjithë të tjerat. Ai funksionon si një shkollë e mirëfilltë: me klasa, laboratorë që imitojnë restorantet reale, cikël mësimor 2-vjeçar me 9 muaj shkollim aktiv çdo vit, dhe profesorë të kualifikuar që sjellin njohuritë më të fundit, madje edhe nga shefa të huaj kuzhine. Diploma që lëshohet në përfundim të kursit është e licencuar dhe e vlefshme për tregun e punës brenda dhe jashtë vendit. Ajo që e veçon këtë institucion është lidhja direkte me tregun e punës. Studentët jo vetëm që mësojnë, por edhe kanë mundësi të punësohen gjatë periudhës së shkollimit, duke nxjerrë të ardhurat për të mbuluar shpenzimet e tyre. Pozicioni strategjik pranë Terminalit Veri-Jug të Tiranës e bën të aksesueshme për studentë nga çdo rreth. Regjistrimet tashmë janë hapura.



Adresa: Rruga “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Pallati Euro 3D, pranë terminalit Veri-Jug, pallatet e verdha, Tiranë.
Cel: 068 20 30 034
Email: [email protected]
Facebook: Shkolla e Kuzhinës ROYAL
Instagram: instituti_kulinar_royal
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

