Mirëqenie

May 28, 2018 | 9:28

Eudaimonia ose çelësi i lumturisë sipas Jungut

Eudaimonia nënkupton fat, pasuri ose lumturi. Është një lulëzim i brendshëm që, sipas Carl Jung, duhet ta stimulojmë duke hyrë fillimisht në kontakt me daimin tonë. Daimon është demon, gjeniu i brendshëm, arketipi që udhëzon pasionet tona dhe motivet e pavetëdijshme, çfarë përcakton thelbin tonë dhe të cilin ne duhet ta dëgjojmë më shpesh.

Nëse ka diçka që është gjithandej (libra, rrjete sociale, mesazhe të shtypura në bluza), është nevoja për të qenë i lumtur. Nuk ka asnjë mesazh reklamues që nuk aludon në mundësinë e përjetimit të ndjenjave të reja dhe të mrekullueshme, nga marrja e fotografive me smartphone më të fundit për të ngarë një makinë të veçantë. Vizioni i tanishëm i lumturisë merr pothuajse një ton imperativ.

“Karakteri i njeriut është gjeniu i tij”. -Eraclito-

Ne jetojmë një postmodernitet në të cilin obligimi për të qenë i lumtur shpesh na shkakton pakënaqësi. Kujto fjalët e matematikanit dhe filozofit Nassim Nicholas Taleb në librin e tij The Black Swan: “Ne ende besojmë se bota është e mbushur me mjellma të bardha, saqë mjafton të përpiqemi të marrim atë që dëshirojmë, që premtimet e marra nga fëmijët, një ditë të bëhen të vërteta”.

Sipas Talebit, bota jonë, nga ana tjetër, është jashtëzakonisht komplekse. Aq shumë saqë kur shohim një mjellmë të zezë, nuk dimë si të reagojmë, bëhemi të pambrojtur, sepse nuk dimë se si të menaxhojmë të papriturën dhe pasigurinë. Megjithatë, lumturia nuk mund të gjendet kurrë jashtë nesh. Ne duhet të forcojmë karakterin tonë, demin tonë, siç do të thoshte Carl Jung.

Eudaimonia dhe rëndësia e njohjes së vetes

Një nga trashëgimtarët e mendimit të Carl Jung ishte James Hillman. Ai ishte një nga eksponentët e psikoanalizës jungiane që thellonte konceptin e arketipeve dhe në një mënyrë të veçantë, idealin e daimonit. Në librin e tij “Kodi i shpirtit” na kujton rëndësinë e kontaktit me atë gjeni apo “demon” të brendshëm për të ndërtuar një jetë të përmbushur, lumturinë e vërtetë. Për të kuptuar më mirë këtë teori interesante, le të analizojmë atë që Hillman na zbulon në librin e tij.

Çfarë është një daimon?

  • Daimon në gjuhën greke do të thotë demon. Larg nga të paturit e një kuptimi negativ apo malinj, ai simbolizon thelbin më të lartë të qenies njerëzore. Në etikën e Aristotelit, daimoni është virtyt dhe mençuri në aspektin më praktik.
  • Carl Jung shpjegon se daimon qëndron në pavetëdijen tonë. Ai udhëzon shumë nga veprimet tona, na stimulon, na pëshpërit ide, na frymëzon dhe forcon intuitën tonë. Në shoqërinë e sotme, me ritmin tonë të jetës, është e zakonshme të mos e dëgjojmë këtë zë të brendshëm.
  • Një edukim i orientuar drejt formimit të individëve të barabartë dhe një botë pune që nuk e rrit origjinalitetin në mënyrë drastike zvogëlon mundësinë e nxjerrjes së dritës nga ky kukudh i brendshëm. Ai, nga ana tjetër, shpërthen me vitalitet, ka potencial të madh dhe dëshiron ta lirojë impulsin e tij krijues. Ne gjithmonë nuk kemi guximin t’i japim hapësirë të mjaftueshme.

Daimon dhe eudaimonia: një çështje e guximit

James Hillman pohon se disa gjëra janë po aq të rëndësishme sa ta dëgjojnë këtë frymë, këtë entitet magjik dhe të gjallë që jeton në fund të motiveve tona. Për këtë arsye, asgjë nuk mund të frymëzojë më shumë se shprehja e gdhendur në pështjellën e tempullit të Apollo në Delphi: “njihni veten”.

Ata që ndalojnë të shikojnë jashtë, i japin përparësi asaj që dëshirojnë të tjerët dhe fillojnë udhëtimin e vetëdijes, do të jenë në gjendje të arrijnë në daimin e tyre.

Për fat të keq, përqafimi i eudaimonisë nuk është gjithmonë i lehtë, sepse ndonjëherë, daimoni dëshiron gjëra që rrethanat tona nuk i përfshijnë. Ndoshta avokati nuk dëshiron të ushtrojë ligjin, ndoshta ai do të donte të ishte një artist. Ose ai është artisti i famshëm dhe i afirmuar që nuk do të donte të krijonte dhe demoni i tij mund t’i kërkonte atij të bënte punë humanitare. Mund të jetë që demokracia jonë na kërkon më shumë pavarësi, hapësirë personale dhe liri që nuk guxojmë t’i kërkojmë.

Eudaimonia padyshim kërkon doza të larta të guximit. Megjithatë, nëse nuk guxojmë të dëgjojmë zërin tonë të brendshëm, i njëjti daim, i shqetësuar dhe i paduruar për të vepruar, do të na dënojë. Carl Jung na kujton, nëse nuk jemi në gjendje të dëgjojmë nevojat e daimonit tonë, shpirti ynë bëhet i sëmurë. Shkelja e dëshirave dhe motiveve tona çon në pakënaqësi.

Si kultivohet eudaimonia?

1. Ne e dimë se asgjë nuk mund të jetë aq e rëndësishme sa kultivimi i vetëdijes. Vënia e kontaktit me dëshirat tona, esencën tonë, identitetin dhe vlerat personale është padyshim një mënyrë për të njohur dhe përqafuar daimin tonë. Megjithatë, nuk është e mjaftueshme për të thënë “Unë e di që je atje”. Ne duhet t’i japim atij liri, kreativitet dhe shprehje.

2. Kultivimi i eudaimonisë së vërtetë kërkon ndryshim, nënkupton braktisjen e modeleve të imponuara nga shoqëria, duke qenë në gjendje të krijojnë një realitet personal. Prandaj, ne duhet të jemi plotësisht të vetëdijshëm për kompleksitetin e mjedisit tonë, në të cilin pasiguria dhe vështirësitë e papritura janë rregulli. Daimon dëshiron gjëra, por për të arritur eudaimonin duhet të përballemi edhe me skenarë në të cilat nuk do të jetë e lehtë të shprehim veten, të realizojmë veten.

3. Vlen të kujtohet një fjali nga Immanuel Kanti: të jemi të lumtur, duhet të mësojmë të jemi të mençur. Kjo do të thotë, se ne duhet të jemi në gjendje të zgjedhim mjetet e duhura për të fituar sasinë më të madhe të mirëqenies. Është e qartë se një qëllim i tillë, nuk është i lehtë.

Megjithatë, ne gjithmonë kemi në dispozicion terapi jungiane. Kjo qasje terapeutike është e orientuar për këtë qëllim: vendosja e eudaimonisë brenda mundësive tona; na ndihmon të identifikojmë siguritë dhe potencialet tona për të arritur lumturinë e dëshiruar, atë që është bërë për ne.

Burimi / lamenteemeravigliosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top