FB

December 27, 2021 | 8:26

Euro Farma, shëndeti në duar të sigurta!

Në kohën e pandemisë Covid-19 rritja e imunitetit është kryefjala. Infeksionistët, virologët dhe dietologët japin sugjerime për ndjekjen e shëndetit dhe dietën ushqimore, si dhe përdorimin e medikamenteve dhe suplementeve ushqyes për trajtimin e organizmit në mënyrë që të përballojë çdo sulm të jashtëm. Eurofarma, prej tri dekadash në treg, ka përvojën e njohjes, përzgjedhjes, orientimit dhe garantimit të cilësisë së prodhimeve të fundit të farmaceutikës botërore me ndikim serioz në shëndetin e gjithsecilit.

Eurofarma T&Q Tolica Sh.p.k, një emër që daton që nga vitin 1993. Si ka qenë për ju kjo përvojë?

Ka qenë një përvojë e bukur, e mbushur me përpjekje dhe punë të palodhshme por, edhe me kënaqësi, pasi kemi plotësuar kërkesat dhe mungesat që kishte tregu farmaceutik shqiptar, duke u ardhur në ndihmë pacientëve. Pas periudhës së Demokracisë, dhe falë punës dhe profesionalizmit të babait tim të ndjerë, Toni Tolica, themeluesi i kësaj kompanie, me profesion mjek, dhe me humanizmin e tij të lartë, u kemi ardhur në ndihmë shumë njerëzve gjatë periudhës së gjatë të Tranzicionit, ku mungesa e barnave ishte e madhe. Kemi mundur si Depo Farmaceutike të furnizonim me barna të cilësisë të lartë tregun shqiptar gjatë periudhës së tranzicionit dhe në vazhdim. Me një gamë të gjerë artikujsh farmaceutikë si: antibiotikë, produkte ekzaminimesh, preparate okulistike, preparate dermatologjike, vaksina dhe teste të ndryshme (shtatzënie, droge, ovulimi etj)., si një formë e mirë bashkëpunimi me kompanitë më të mira farmaceutike në Greqi, Spanjë dhe Zvicër.

Vështirësitë gjatë këtij rrugëtimi të kompanisë tonë kanë qenë të mëdha, pasi nuk kishte rregulla loje por falë përkushtimit, seriozitetit dhe humanizmit, që e karakterizonin babain tim, kompania vazhdoi aktivitetin e saj, duke i sfiduar këto vështirësi deri në vitin 2017, kur babai im ndërroi jetë.

Pas një pune 24-vjeçare të drejtimit të Eurofarmës nga babai im në vitin 2014 drejtimi i kompanisë m’u besua mua, pasi mbarova studimet për menaxhim biznesi në American College of Greece në Athinë dhe Masterin në Brussels International School në Bruksel. Tashmë kjo kompani drejtohet nga unë dhe bashkëshorti im, i cili më ka mbështetur duke rritur dhe zgjeruar gamën e produkteve të reja bashkëkohore që i nevojitet tregut.

Cili ka qenë fokusi i plotësimit të nevojave të tregut?

Fokusi i Eurofarmës është plotësimi i nevojave dhe kërkesave për produkte me standarde Europiane dhe me cilësi të garantuar, si dhe me çmime të përshtatshme për tregun shqiptar konkurruese në treg.

Si i kategorizoni produktet? Farmaceutike, bimore… ka një spektër specifik, grupmoshat?

Produktet tona janë kryesisht farmaceutike, por në përputhje me kërkesat që ka tregu shqiptar, kemi edhe suplemente që përmirësojnë cilësinë e jetesës. Spektri është i gjerë, që përfshin të gjitha grupmoshat. Produktet tona janë medikamente që përdoren në fushën e okulistikës, gastrointestinale, dermatologjike, antibiotikë të ndryshëm, si dhe teste të ndryshme diagnostikuese.

Cilat janë kompanitë me të cilat bashkëpunoni dhe që padyshim janë një zë i rëndësishëm në shëndetësinë botërore sa i takon produkteve?

Kompanitë me të cilat ne bashkëpunojmë prej më shumë se 27 vitesh, si Cooper Greqi, Vir në Spanjë, Epsilon Health në Greqi, dhe MD Doctors Direct, janë padiskutim një zë i ndjeshëm në tregun europian, të cilat janë konkurruese në cilësi dhe çmim. Dhe falë këtij besimi dhe bashkëpunimi të gjatë tashmë janë të njohura edhe në tregun tonë si produkte të garantuara me standardet që përmenda më lart. Sigurisht, ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë, ka pasur vështirësi dhe sfida për Eurofarmën, por falë përkushtimit, këmbënguljes, humanizmit dhe profesionalizmit të ekipit tonë, kemi realizuar qëllimet dhe objektivat tona, si kompani importuese.

Aktualisht jemi në një periudhë pandemie, virozash, e telashesh të tjera që shkaktohen nga ndryshimi i stinëve. Cili është produkti me emër që ofroni dhe që duhet ta përdorim në këtë situatë?

Në këtë periudhë pandemie e virozësh produkti që mund të përdoret janë antibiotikët. Por sigurisht, me rekomandimin e mjekut të familjes. Një preparat që mund të përdoret gjerësisht gjatë kësaj periudhe pandemie është SEPTOBORI me pika në sy. Për ata që punojnë on-line nga shtëpia dhe duhet të qëndrojnë gjatë para kompjuterit, i cili shmang irritimet e syve. Gjithashtu RUBOCORDI krem, një produkt tjetër i cili mund të përdoret gjatë periudhës së dimrit në dermatitet e ndryshme si pasojë e të ftohtit, duke u këshilluar me mjekun apo farmacistin e tyre.

Çfarë produktesh të tjera mund të rendisim për disa nga shqetësimet e përditshme që kanë njerëzit?

Eurofarma disponon tre preparate të kompanisë prestigjioze Epsilon Health, të cilat janë: Effecol Adult dhe Effecol Junior të cilat përdoren për konstipacion, për fëmijë dhe të rritur. Dhe një preparat tjetër si Effecol Prep i cili përdoret për pastrimin e zorrëve e nevojshme përpara ekzaminimeve për kolonoskopi apo ekos së barkut.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 162

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top