Këshilla & Arsye

May 1, 2018 | 9:08

Fab… Jepini shije ujit tuaj!

Të pish ujë në sasinë e duhur do të thotë shëndet për trupin, por  edhe të përfitosh linjat. Me temperatura që këto ditë kanë arritur kulmin, uji bëhet edhe më i rëndësishëm për të mbajtur trupin të hidratuar. Ndaj vihet re që kur kemi etje, efektet e mungesës së lëngut të jetës krijojnë një çrregullim në organizëm.

ujiTrupi nuk është në gjendje të kontrollojë temperaturën e vet. Fëmijët dhe të moshuarit janë më të rrezikuarit. Organizmi nuk mban rezerva të ujit dhe për këtë është e nevojshme ta furnizojmë trupin, duke pirë shumë dhe duke ngrënë fruta dhe perime të cilat përmbajnë sasi të mëdha uji. Ja se çfarë tjetër mund të bëjmë për të përmirësuar lehtësisht shëndetin tonë, duke pirë ujë në mënyrë korrekte.

E nisim me të menduarit se domosdoshmëria nis me një shishe ujë me vete, për të plotësuar lëngjet e humbura. Sa i takon përqendrimit të ujit në trup, i cili është paradhoma e shëndetit, nuk do të thotë të kesh “shumë” ujë në organizëm, por të vuash nga një çekuilibër në shpërndarjen e tij. Prandaj, duhet të pini ujë shpesh edhe më shumë. Uji pastron indet, më tepër toksinat, heq kripën e tepërt që mban trupi si dhe lufton kapsllëkun.

Avantazhet

  • Humbje në peshë me shpejtësi
  • Nxit metabolizmin
  • Redukton celulitin dhe ujin e tepërt
  • Përmirëson hidratimin, oksigjenon indet, pra tonifikon dhe rrit elasticitetin
  • Redukton fryrjen

Sa duhet pirë

Një shishe dy litroshe është masa e duhur për një të rritur. Kësaj sasie i duhen shtuar në formë të lëngshme frutat dhe perimet, për të shkuar në total 3 litra në ditë.

Ndërsa ha mund të pish dy gota ujë: jo më shumë, pasi ndihesh keq, dhe as më pak, sepse ushqimi në vend që të tretet ka nevojë të jetë më i përthithshëm.

 Si të pini më shumë ujë

1. Pini një gotë ujë gjysmë ore përpara dhe pas vakteve ditore
2. Zgjidhni pije që ju pëlqejnë, pini më shumë ujë nëse ju pëlqen shija
3. Hani fruta dhe perime. Ato kanë përmbajtje të lartë uji
4. Mbani një shishe me ujë gjithmonë me vete
5. Zgjidhni pije jo kalorike apo infuzione të ndryshme uji

Jepini shije ujit tuaj

fab-bidonKonsumimi i ujit është një nga gjërat më të mira që ju mund të bëni për trupin tuaj. Kjo ndihmon rregullimin e temperaturës së trupit, mbron organet jetësore dhe madje edhe përmirëson pamjen tuaj. Por me kalimin e kohës bëhet e mërzitshme.

Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë më të shijshme për të marrë dozën tuaj ditore të H2O provoni “Fab”, ujin natyral oligomineral, i mbledhur nga burimet e Shën Mërisë.

“Fab” hyri në tregun shqiptar në pranverën e vitit 2014 si një nënprodukt i “Birra Korça”. Lule Fabiola, në latinisht Triteleia laxa,  i dha jetë dhe imazh këtij produkti të ri në tregun vendas. Falë specialistëve të fushës dhe teknologjisë së përparuar, ky produkt vjen si një zgjedhje e mirëmenduar për t’i ofruar konsumatorit shqiptar më të mirën për shëndetin e tyre. Çdo ditë e më shumë ky produkt po përhapet në treg me praninë e tij nën siglën “Fab”. Çdo ditë e më shumë ai bëhet pjesë e pandashme e familjeve tona. Burimi i Shën Mërisë njihet për ujin e pastër, me vlera të larta minerale dhe ushqimore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top