Në fokus

May 1, 2018 | 9:09

Nga Anxhela Peza: Bota virtuale, trendi që po dëmton njeriun

Bota e internetit në thelb po dëmton ndërtimin e marrëdhënieve të njeriut me shoqërinë, po minimizon raportet e tyre, që në kushtet e jetës moderne janë bërë më kontradiktore se më parë.

Është shpikur një tjetër gjuhë: “gjuha online on pc”.

Anxhela Peza Psikologe Klinike dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Jemi duke bërë një gjë interesante dhe ngjajmë hot? Facebook dhe Twitter na pret për postimin e radhës. Rreth nesh pasqyrohet vetja jonë në faqe të ndryshme virtualiteti teknologjik. Një botë e tërë e shfaqur në pak sekonda me një touch (prekje) të vetme.

Grupmoshat e ndryshme përdorin pa masë rrjetet sociale facebook, twitter, instagram, viber, whats’up, etj., të cilat krijojnë një harmoni trendi për të biseduar, të bërit e thashethemeve, lajmet e fundit, moda që dëshirojmë të ndjekim, search-et (kërkimet) për djalin që na pëlqen shumë.

Theksi vendoset më shumë tek të rinjtë.

social-networkingKëto rrjete janë kthyer në një domosdoshmëri të ngjashme me përdorimin e celularit, kudo që ne shkojmë e marrim me vete, përpara se të flemë e kontrollojmë për herë të fundit dhe e mbajmë pranë kokës së krevatit. Hapet dhe rihapet disa herë kontrolli i faqeve për të parë postimet e reja të miqve, numrin e pëlqimeve të fotove, komentet, vendet ku janë e ku mund të kenë shkuar.

Varësia vërehet edhe tek moshat e vogla, diku te mosha 12–13 vjeç pa përmendur rastet e fëmijëve nga mos kontrolli i prindërve.

Bota virtuale përcjell një realitet të shpejtë për veprimet e momentit në skaje të ndryshme. Ende kjo nuk është mjaft e qartë për studiuesit e fushave të ndryshme se si qëndron raporti i njeriut në këtë marrëdhënie. Një domosdoshmëri e “keqe” shpeshherë, ku ti bisedon me këdo dhe merr informacione për njerëzit në përgjithësi ka efektet e veta negative: gënjeshtrat, zhgënjimet, tradhtitë, divorcet, keqkuptimet, izolimet, reduktimin e emocioneve, problemet shëndetësore e të tjera si këto, të cilat do i shtjellojmë më poshtë, dhe kështu rritet kërkesa e njerëzve për ta shmangur.

Përtej këtij imazhi të shkëlqyer të botës së internetit, që në të njëjtën kohë është një zhvillim i papërmbajtur, në thelb po dëmton ndërtimin e marrëdhënieve të njeriut me shoqërinë, po minimizon raportet e tyre, që në kushtet e jetës moderne janë bërë më kontradiktore se më parë.

Receta në përdorim

Kur vërehet se vërtet kalohet një kohë relativisht e gjatë në përdorimin e rrjeteve, këshillohet që individi t’i vendosë vetes një orar limitues, jo më shumë se 30 minuta në ditë për t’u informuar me të rejat e fundit të të afërmve të tij dhe rrethit shoqëror. Të gjithë ne për aq minuta nisemi, por kalohen mbi tre orë në të. Pikërisht ajo që spikat në rrjetet sociale janë marrëdhëniet shoqërore dhe lidhjet partneriale. Gjë kjo e cila sjell persona jo realë, ndaj dhe ndërgjegjësimi në këtë pikë çon në atë që kontakti verbal, ndërveprimi i njerëzve nëpërmjet gjuhës së folur dhe gjuhës së trupit të jetë më i shëndetshëm në llojin e marrëdhënies që krijohet mes palëve. Por edhe në rastet kur ju kanë xhelozuar për miqtë e rinj apo të vjetër për komunikimin me to, ju kanë sjellë mjaft probleme në çift.

Një qëllim që mund t’i vendoset vetes janë aktivitetet argëtuese sezonale apo duke u bazuar dhe në shije personale, të cilat zëvendësojnë automatikisht lojërat në facebook dhe njoftimet e jetës personale, për shembull: shahu mund të luhet përballë, letrat gjithashtu ose ngjarjet që ndodhin në jetën e miqve mund të realizohen duke ndarë një bisedë çaji.

Kjo lë vend për të kuptuar më mirë tjetrin dhe nëpërmjet empatisë në bisedë. Meqenëse rinia e sotme ka burime informacioni më shumë rreth shëndetit, u duhet mundësuar dhe efektet negative të qëndrimit për disa orë të ditës në përballjen me teknologjinë. Siç janë dhimbja e kokës, lodhja fizike, dëmtimet e lëkurës së fytyrës dhe problemet e qafës. Dhe mbi të gjitha, mbingarkon psikikën e njeriut me më shumë informacione të padobishme qoftë edhe stresante.

Përdorimi i rrjeteve sociale vazhdimisht, sjell izolimin në vetvete dhe dërrmon krijimin e disa afekteve emotivo-sociale.

ngws-1-805x527

Vendosni objektiva në përditshmëri

Për një funksionim sa më të vërtetë të angazhimeve tuaja ditore, filloni të ndani kohën tuaj duke zgjedhur ta kaloni kohën e lirë me gjëra të dobishme. Rikthejuni leximit të librave, merruni me sportin e preferuar, kushtojini më shumë ndaj familjes apo partnerit. Gjëja më interesante gjithashtu mund të jetë edhe aplikimi i diçkaje që s’e keni bërë kurrë. Ju mund të zbuloni shumë detaje rreth aftësive individuale tuajat, duke e ndihmuar vetveten.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top