FB

November 17, 2026 | 17:30

Fabiola Hysenbelliu: LUARASI, një titull nderi përgjatë gjithë jetës! / Mbresa nga diplomimi i brezit të 20-të të studentëve

Nga Orjona TRESA / Foto Redi KANINA

 

Marrja e dijes është një proces i pandërprerë dijësimi, vetëdijesimi dhe transformimi. Ajo nuk përfundon në bangat e shkollës apo në auditorët universitarë, por vijon përgjatë gjithë jetës, duke na bërë më të formuar, më të zotë dhe më të vetëdijshëm për rolin që kemi në shoqëri.

838804401_18435241000199960_3335782296521702837_n

Universiteti “Luarasi”, me 23 vite përvojë dhe histori të suksesshme zhvillimi akademik, diplomoi brezin e 20-të të studentëve, të cilët mbartin me vete dijet dhe vlerat e fituara përgjatë viteve të studimit. Në një ceremoni madhështore dhe emocionuese, 546 të diplomuarit në ciklet Bachelor dhe Master parakaluan në podiumin e nderit, mes duartrokitjeve dhe pranisë së pedagogëve të tyre. Studentët më të shkëlqyer u vlerësuan me medalje ari, sikundër një emër nderi ata do ta mbajnë përgjatë gjithë jetës së tyre akademike, titullin: “Luaras”.

Universiteti “Luarasi” padyshim ka mbajtur peshën e një përgjegjësie të madhe gjithë këto vite, atë të të qenët universiteti i parë jopublik në Shqipëri. Ka patur përgjegjësinë më të madhe akademike në përzgjedhjen e kastës së pedagogëve me tituj dhe grada shkencore, të zhvillimit të kurrikulës ekselente si dhe të krijimit të infrastrukturës universitare më avangarde, me synimin për të ofruar një përvojë studimi në përputhje me standardet më të mira të mësimdhënies. Përmes katër fakulteteve dhe programeve të tij të studimit, konkretisht: Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Universiteti “Luarasi” vijon të investojë në përgatitjen e profesionistëve të rinj, të gatshëm për t’iu përgjigjur sfidave të kohës. Pikërisht për këtë, të jesh një Luaras apo një ish-Luaras është më shumë se një përvojë universitare, është një përgjegjësi që vazhdon edhe pas diplomimit.

Në këtë rrugëtim, një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe përparimin e universitetit ka luajtur Presidentja e “Luarasi” , Fabiola Hysenbelliu, një grua, nënë dhe profesioniste që i ka kthyer bindjet në ambicie dhe ambiciet në hapa konkretë zhvillimi. Rruga nuk ka qenë e lehtë, por formimi i saj akademik si ish-studente e shkëlqyer në Universitetin e Londrës në London School of Economics, ka dhënë një perspektivë të qartë mbi rëndësinë e sjelljes së përvojave dhe standardeve ndërkombëtare në Shqipëri. Për të, investimi në arsim është edhe një mënyrë për t’i kthyer vendit të saj vlerën e dijes së fituar përtej kufijve. Në këtë frymë, ndërkombëtarizimi i universitetit përmes bashkëpunimeve me institucione të njohura ndërkombëtare, përfshirë Universitetin e Londrës dhe universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe përmes programeve Erasmus+, është kthyer në një drejtim të rëndësishëm zhvillimi. Sepse dija nuk njeh kufij. Ajo rritet kur ndahet, pasurohet kur shkëmbehet dhe fiton më shumë vlerë kur u krijon të rinjve mundësi për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre kudo në botë.

839739530_18435241147199960_2125741294362991487_n

***

Fabiola Hysenbelliu
Presidente Universiteti LUARASI

Nga ndërkombëtarizimi me Universitetin e Londrës, tek hapja e një dege të “Luarasit” në një nga Universitetet më prestigjioze të SHBA-ve

fabiola-hysenbelliu

Sot është një nga ato ditët që do ta mbani mend gjatë gjithë jetës. Sot nuk festojmë përfundimin e një programi studimi, sot festojmë një rrugëtim, një ëndërr dhe fillimin e një kapitulli të ri. Të dashur studentë, kur erdhët për  herë të parë në “Luaras” erdhët me shumë pyetje, me ëndrra dhe ndoshta me pak siguri për të ardhmen. Sot largoheni si profesionistë të rinj, me dije, eksperienca dhe mbi të gjitha besimin se mund të ëndërroni të ardhmen që dëshironi. Ju u rritët me “Luarasin”, por edhe “Luarasi” u rrit bashkë me ju. Çdo sukses i juaji ka qenë pjesë e historisë tonë, çdo arritje e juaja na ka motivuar të kërkojmë më shumë, të përmirësohemi dhe të ndërtojmë një universitet gjithnjë e më të lidhur me standardet ndërkombëtare.

Një nga hapat tanë të rëndësishëm është edhe bashkëpunimi me London School of Economics, duke ofruar një diplomë të dyfishtë. Ky është një shembull i vizionit tonë, të mos mjaftohemi vetëm me atë që kemi arritur, por të krijojmë mundësi për studentët tanë, të  konkurrojnë dhe studiojnë në nivelet ndërkombëtare. Ne besojmë që një diplomë nuk duhet të jetë vetëm një dokument që merret në fund të universitetit, ajo duhet të jetë çelës që hap dyer të reja. Unë sot ju them mos ndaloni këtu.

Diploma që merrni sot nuk është fundi i rrugëtimit tuaj akademik, është vetëm fillimi i një etape të re. Ju ftoj të vazhdoni studimet në programet Master që ofrojmë dhe më pas në doktoraturë, të thelloni dijet tuaja, të bëheni kërkues, profesionistë dhe lider në fushat tuaja.

Bota nuk kërkon vetëm njerëz me diploma, por kërkon njerëz që mendojnë, krijojnë, hulumtojnë, zgjidhin probleme dhe kanë guxim të sjellin ndryshime në jetë. Siç ka thënë Nelson Mandela “arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorni për të ndryshuar botën”. Kjo është ajo që duam për ju te “Luarasi”. Jo vetëm të dini më shumë, por të mendoni më thellë, jo vetëm të kërkoni një vend pune, por të krijoni vlerë. Jo vetëm të ndiqni rrugët ekzistuese, por të keni guximin të krijoni rrugë të reja.

Te “Luarasi” nga një universitet jemi bazuar edhe drejt karrierës. Ne nuk duam që marrëdhënia me “Luarasin” të përfundojë këtu. Ne duam që sot të fillojë një marrëdhënie e re mes jush dhe Universitetit tuaj, një marrëdhënie që lidhet me karrierën, zhvillimin profesional dhe suksesin tuaj. Prandaj “Luarasi” ju hap edhe dyert drejt mundësive konkrete të punësimit të karrierës. Studentët dhe të diplomuarit tanë do të kenë mundësi të aplikojnë për pozicione që ndërtojnë karrierën e tyre pranë “Hysenbelliu Group”, pranë bankave të nivelit të dytë dhe pranë kompanive prestigjioze në Shqipëri, të cilat kemi ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi. Ne duam që ajo që mësoni në auditor mos të mbetet vetëm teori. Dija duhet të kthehet në eksperiencë, eksperienca duhet të kthehet në profesionalizëm dhe profesionalizmi në sukses. Për këtë arsye kemi bërë një marrëveshje me një kompani me bazë në Londër, e cila do ti mundësojë studenteve tanë të bëjnë praktika. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të parë nga afër një nga qendrat më të rëndësishme financiare, siç është Londra, për të fituar eksperiencë ndërkombëtare dhe për të ndërtuar kontakte që mund ti shërbejë gjatë gjithë karrierës tuaj.

Por ambicia jonë nuk ndalet këtu. “Luarasi” po mendon përtej së sotmes. Së fundmi kemi hyrë me një projekt të ri strategjik, hapjen e një dege të “Luarasit” në bashkëpunim me një nga Universitetet më prestigjioze të SHBA-ve. Ky është një tjetër hap drejt ndërkombëtarizimit të Universitetit “Luarasi”. Nëse këto mundësi po krijohen sot është sepse ne besojmë tek ju. Ne nuk duam vetëm të diplomojmë studentë, por duam të ndërtojmë karriera. Nuk duam vetëm të japim diploma, por duam të hapim dyert.

 

***

red02929

Diplomimi i brezit të 20-të të “Luarasit”, një skenë emocionesh me histori të paharrueshme

Në një nga zonat emblematike të Tiranës, aty ky mijëra studentë gëlojnë mes auditoresh, kampusi i Universitetit “Luarasi” u mbush me emocione, buzëqeshje dhe çaste të paharrueshme në ceremoninë e diplomimit të brezit të 20-të, ku 546 studentë kurorëzuan me sukses një nga etapat më të rëndësishme të jetës së tyre akademike. Dhe prej këtij çasti ata nuk janë më studentë. Sepse tanimë, me një diplomë prestigjoze në dorë janë në startin e angazhimeve të tyre më serioze.

Mes duartrokitjeve, krenarisë së familjarëve dhe urimeve të pedagogëve, ceremonia solli edhe histori të veçanta që e bënë këtë ditë edhe më emocionuese. Nga lotët e gëzimit të një studenteje ekselente, e cila priste të bëhej nënë, te çasti i paharrueshëm i një mami që mori diplomën duke mbajtur përdore dy fëmijët e saj, ishin dëshmia reale se ëndrrat kanë kohë të realizohen në kohë dhe hapësirë dhe një gjë e tillë nuk e njeh moshën dhe as kufirin abstrakt. Kjo ditë e bukur shënoi jo vetëm përmbylljen e një kapitulli, por edhe nisjen e sfidave dhe mundësive të reja për të ardhmen. Me një vizion gjithnjë e më ndërkombëtar, bashkëpunimin në vitin e dytë me Universitetin e Londrës, LSE dhe perspektivën e zgjerimit të partneriteteve akademike me një universitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Luarasi” vijon të ndërtojë ura drejt dijes dhe mundësive globale. Kjo ishte një ceremoni që festoi arritjet, sakrificat dhe ëndrrat e realizuara, duke lënë pas kujtime të çmuara dhe emocione që do të mbeten gjatë në zemrat e të diplomuarve dhe familjeve të tyre.

foto-luarasi-133

***

 

Majlinda Mazelliu, përfaqësuese e British Council në Shqipëri

Është kënaqësi të jemi partnerë me “Luarasin”, në një mision që kontribuon në formimin profesional

foto-luarasi-66

Është një nder dhe krenari e veçantë për mua që në emër të British Council të jem sot pjesë e kësaj ceremoni të rëndësishme e të vizitoj sot Universitetin “Luarasi”. Më lejoni zonja Presidente ta filloj këtë fjalim me një falënderim për Ju dhe pedagogët, partneritetin me Ju dhe miqësinë ndër vite. Për ne si British Council një nga tiparet dalluese është rëndësia që ne i kushtojmë bashkëpunimit. British Council shpesh përkufizohet si Agjencia Ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhëniet arsimore e kulturore. Vizioni ynë është të kontribuojmë për një botë më paqësore dhe të begatë të ndërtuar mbi besimin. Ne e bëjmë këtë që gati 92 vite në shumicën e vendeve të botës dhe që 32 vjet në Shqipëri. Sot është një ditë e veçantë, që shënon përmbylljen e rrugëtimit akademik dhe fillimin e karrierës profesionale. Në këtë rrugëtim, njohja e gjuhës angleze përbën një avantazh, duke ju hapur dyert dhe duke u mundësuar të rinjve qasje dhe lidhje globale. Ajo që po bëjmë bashkë me zonjën Hysenbelliu është ofrimi i mundësive që të lehtësojnë jetën. Është kënaqësi që të jemi partnerë me “Luarasin”, në një mision që kontribuon në formimin profesional. Suksese të diplomuarve!

 

 

 

***

Anni Dasho, zëvendës rektore Universiteti LUARASI

Misioni i Universitetit “Luarasi” synon përgatitjen e të rinjve me standarde të larta akademike dhe ndërkombëtare

ani-dasho

Për ne është kënaqësi që jemi sot së bashku në një ceremoni që për Universitetin “Luarasi” ka një kuptim të veçantë. Është momenti kur shohim rezultatin e një pune disa vjeçare por dhe momenti kur studentët tanë largohen nga auditorët për të provuar dijen dhe aftësinë e tyre në jetën profesionale. Për Universitetin “Luarasi”, formimi universitar nuk ka qenë thjesht përmbushja e një programi studimi, qoftë ai i nivelit Bachelor, Master apo Studimet e Doktoraturës. Kemi kërkuar që studenti të ketë kontakt me standardet me të larta akademike, me zhvillimin e kohës, dhe me një mjedis që përgatit të konkurrojë denjësisht jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë saj. Në këtë drejtim, angazhimi ynë, ka qenë bashkëpunimi me Universitetin e Londrës, nën drejtimin akademik London School of Economics and Political Science (LSE), që përbën hap të rëndësishëm për ne. Prania e këtyre programeve në Luarasi rrit standardin por njëkohësisht rrit përgjegjësinë tonë si institucioni që ne duam, që çdo i ri të mos jetë i detyruar të zgjedhë mes qëndrimit në vendin e tij dhe një arsim me standard ndërkombëtar.

Mundësia për t’i sjellë këto standarde këtu është pikërisht ajo që kemi synuar dhe që synojmë vazhdimisht. Në këtë përpjekje gjej rastin të falënderoj zotin Irfan Hysenbelliu, presidenti i “Hysenbelliu Group”, i cili posaçërisht i ka kushtuar një vëmendje të veçantë për tre programet e “London School of Economics”, duke mbështetur të gjithë studentët, sidomos ata të programit më të vështirë “Data Science and Business Analytic” me bursë 100 përqind për rezultatet e shkëlqyera. Bursat kanë rëndësi që shkojnë përtej vlerës së tyre financiare. Krijojnë mundësi mbi bazën e meritës dhe iu japin studentëve të mirë hapësirën për të kërkuar më shumë nga vetja e tyre.

***

foto-luarasi-63 foto-luarasi-43 red02616 foto-luarasi-116foto-luarasi-120

839594379_18435241444199960_1482984327808833427_n 840600382_18435241348199960_201728199527862384_n 840663917_18435241393199960_8880231416171967271_n 840663920_18435241132199960_2788268442471550484_n 840824853_18435241255199960_8643001086408717527_n 840951655_18435511975199960_4796179872759866271_n 841436844_18435511849199960_6145190791048744583_n 842255375_18435511858199960_1699343196789646853_n 842281833_18435511564199960_8169923336677329962_n 842901199_18435241297199960_7765439859661310232_n 844670856_18435511885199960_5509470283686574416_n

843458311_18435512035199960_5833612023377252806_n

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top