Në fokus

August 17, 2018 | 11:12

Fakte të ushqyerjes me gji…

“Foshnjat që vihen në kontakt lëkurë me lëkurë menjëherë pas lindjes për të paktën një orë, kanë më shumë gjasa të lidhen me gjirin”…

Ka shumë studime që tregojnë se kur nënat dhe foshnjat mbahen lëkurë në lëkurë (jo të mbështjell me batanije) temperatura, frekuenca e zemrës dhe frymëmarrja e foshnjës janë më të qëndrueshme, sheqeri i gjakut të foshnjës është më i lartë, dhe ka më shumë gjasa të lidhet dhe të ushqehet me gji.

Përveç kësaj të gjitha kontaktet e lëkurës me lëkurën pas lindjes lejojnë që foshnja të kolonizohet nga bakteret e nënës. Së bashku me qumështin e gjirit, kjo do të mbështesë imunitetin afatshkurtër dhe afatgjatë të fëmijës dhe shëndetin e përgjithshëm.

Në rastin ideal, fëmija juaj duhet të mbahet lëkurë me lëkurë me ju për të paktën një orë pas lindjes dhe pastaj sa më shumë orë të jetë e mundur për disa javë dhe madje edhe më gjatë.

Më shumë kontakt lëkurë me lëkurë shoqërohet me norma më të larta dhe me kohëzgjatje më të gjatë të ushqyerjes ekskluzive me gji.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top