Universiteti “Luarasi” edhe në këtë prag vit të ri akademik është destinacioni më i përzgjedhur i maturantëve që duan të ndjekin shkollën e lartë.
Këtë e pohon pedagogia Dorina Gjipali, Përgjegjëse e Departamentit Publik në Fakultetin e Drejtësisë tek “Luarasi”. Eksperienca që ky fakultet ka fituar në 18 vite jetë është padyshim garanci e shtuar për ata maturantë që zgjedhin të studiojnë në fushën e drejtësisë tek Luarasi. “Në datën 15 shtator është mbyllur raundi i parë i regjistrimeve për vitin akademik 2021-2022. “Luarasi” vazhdon të jetë një nga universitetet më të përzgjedhura nga maturantet në vend.
Mjedisi akademik që ofron ky universitet ku shumë të rinj projektojnë aspiratat e tyre për të zhvilluar aftësitë dhe vlerat që ata kanë bazuar në standardet akademike dhe historinë 18 vjeçare të universitetit “Luarasi”, tha për News 24, dr. Dorina Gjipali, Përgjegjëse e Departamentit Publik Fakulteti i Drejtësisë “Luarasi”. Vetë studentët tregojnë motivet përse kanë zgjedhur fakultetin e drejtësisë tek universiteti “Luarasi”. “Sepse stafi akademik bën diferencën. Është një mundësi e shkëlqyer për të ardhmen time, formimin tim si individ dhe gjithashtu si studente e të drejtës.
Është universiteti i parë publik dhe lideri në fushën e tij në Shqipëri. Për mundësitë e punësimit që të ofron diploma e ‘Luarasi’”. Këto janë vetëm disa nga arsyet e shumta përse të rinjtë i kanë besuar formimin e në njëfarë mënyrë të ardhmen, “Luarasi”. Një ftesë u shkon maturantëve të cilët në raundin e dytë dëshirojnë të regjistrohen pranë fakultetit të drejtësisë. Përgjegjësja e Departamentit Publik pranë fakultetit të Drejtësisë Dr. Dorina Gjipali pohon se gjithë personeli akademik është angazhuar të prese maturantët , për t’i orientuar madje dhe per t’i këshilluar për karrierën.
“Nga datat 19-21 shtator maturantët do të aplikojnë për raundin e dytë të regjistrimeve në universitet. Sot ka shume zgjedhje. I ftojmë të gjithë maturantët që kanë dyshime, pyetje a paqartësi, të drejtohen te zyrta tona ku do të gjejnë mbështetjen dhe këshillimin për karrierën e tyre akademke. Ne jemi çdo ditë në dispozicion, nga e hëna në të premte. Sa i takon arsyeve përse duhet të studiojnë këtu janë disa.
E nisim nga zgjedhja e universitetit, besueshmeria, vlerat dhe tradita e të cilit do të jenë një garanci e shtuar për diplomën me të cilën këta maturante do të sfidojnë tregun e punës. Jam e bindur se prestigji, cilësia dhe eksperienca e fakultetit tone do të jenë garancia më e mire e të gjithë maturanteve që do të zgjedhin Luarsin për të nisur karrierën e tyre universitare në fushën e drejtësisë”, nënvizoi dr.Gjipali, Përgjegjëse e Departamentit Publik Fakulteti i Drejtësisë “Luarasi”.
Prej 14 vitesh “Luarasi” diplomon gjenerata profesionistesh të suksesshem të cilët bëhen pjesë e netëorkut Luarasi alumni. Sot ata punojnë në institucione prestigjoze ndërkombëtare si dhe në instancat më të rëndësishme të vendit. “Ata janë gjyqtarë, noterë, avokate, pedagogë juriste të shkëlqyer e të afirmuar në profesionet e tyre.
Jam e bindur se prestigji, cilësia dhe eksperienca e fakultetit tonë do të jenë garancia më e mirë për të gjithë maturanteve të cilët do të zgjedhin “Luarsin” për te nisur karrierën e tyre universitare ne fushën e drejtësisë”,-u shpreh dr. Dorina Gjipali, Përgjegjëse e Departamentit Publik, Fakulteti i Drejtësisë “Luarasi”. Fakulteti i Drejtësisë tek “Luarasi” , synon të garantojmë mësimdhënie cilësore që bashkon traditën dhe inovacionin në disiplinat juridike.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.