Në fokus

March 21, 2020 | 8:08

Falënderimet nuk janë vetëm një gjest mirësjelljeje

Falënderimi nuk është vetëm një gjest mirësjellje, por edhe shenjë e një fuqie të jashtëzakonshme. Në ditët e sotme, falënderimet, nuk duhet të kuptohen vetëm si një gjest mirësjellje. Janë shumë, shumë më tepër. Për shumë prej nesh është bërë një veprim pothuajse automatik. Për  shembull, kur dikush na bën një favor ose një dhuratë. Një akt me natyrë shoqërore, ndërsa mban fuqi të jashtëzakonshme.

Marcel Proust sugjeroi: “Të falënderojmë njerëzit që na bëjnë të lumtur, ata janë kopshtarët që e bëjnë shpirtin tonë të lulëzojë”.

Për këtë arsye mirënjohja duhet të jetë jo vetëm sinonim i mirësjelljes, por një gjest i zemrës. Të jesh i aftë të falënderosh nga thellësia e shpirtit do të thotë, para së gjithash, të mos harrosh forcën e jashtëzakonshme të natyrshme në këtë gjest. Do të thotë t’i japësh thellësi dhe vlerë më të madhe një norme shoqërore që ne e kemi harruar.

Mirënjohja nuk është thjesht një falënderim, por është shumë më tepër

Është ajo lëvizje që ju ndjeni brenda vetes dhe që forcon aktin e thjeshtë të falënderimit. Është një ndjenjë e gëzueshme. Ndonjëherë ju mund ta ndjeni këtë ndjenjë edhe në momente të trishtueshme, por kjo është arsyeja pse fuqia e tij është e jashtëzakonshme. Në ditët e sotme jemi mësuar të falënderojmë vetëm kur arrijmë një rezultat, ndërkohë që ai duhet të bëhet në çdo rast. Mirënjohja është shumë më tepër sesa një formulë rituale.

Pse njerëzit e kanë të vështirë të falënderojnë?

Ka shumë arsye që i shtyjnë njerëzit të shmangin falënderimet, duke harruar fuqinë e këtij gjesti. Sikur fati të jepte gjithnjë e më shumë, sikur të kishte gjithnjë diçka për të qetësuar dhe për rrjedhojë për të falënderuar. Kjo është një shenjë e kohës që po përjetojmë. Një epokë e përbërë nga një ego e pakontrollueshme dhe kërkesa të vazhdueshme.

Herman Hesse e tha atë shumë vite më parë, por duket gjithnjë e më aktuale: “Asgjë nuk është më e rrezikshme dhe vdekjeprurëse për shpirtin sesa të kujdesesh vazhdimisht për veten dhe gjendjen e një personi, pakënaqësinë dhe dobësinë e dikujt.”

Mirënjohja është fuqi

Falënderimi, përveç që është një gjest fisnik, është demonstrim i një fuqie të jashtëzakonshme. Ai i përket botës së dhënies, jo asaj të marrjes. Është një demonstrim i ndarjes dhe jo i egoizmit. Është një gjest fisnikërie dhe jo i pasurisë së pretenduar. Është e nevojshme ta rizbuloni dhe ta praktikoni atë përtej paraqitjeve dhe modeleve. Për t’u bërë njerëz më të mirë.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top