Në fokus

March 21, 2020 | 8:08

Juliana Dulla: Të kthejmë çdo situatë në favorin tonë, mos të biem pre e mendimeve negative

 

Covid-19 tashmë është bërë kryefjala e çdo lajmi mbarë botëror. Çdo profil privat, faqe web-i etj., ka në përmbajtjen e tij kryesore ndryshimin dhe dëmin jetësor, kulturor, psikologjik dhe ekonomik të cilin po shkakton ky virus mikroskopik. 

 

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Çfarë mund të bëjë njeriu në një situatë të caktuar ku ndryshimi i asaj situate nuk është në dorën e tij?

Përshtatja është një element që na përket të gjithëve, me pak vullnet njeriu arrin të përshtatet në situata të caktuara.

“Të kthejmë çdo situatë në favorin tonë” 

-Sot kemi kohë të rrimë me njerëzit tanë më të dashur në një shtëpi ose edhe jo, por ama kemi kohë mjaftueshëm të flasim me ta në telefon dhe skype. Të bisedojmë për tema që më parë nuk kishim kohë sepse secilin prej nesh e kishte rrëmbyer rutina e punës apo dikujt e shkollës,  planifikojmë pushimet duke menduar që së shpejti do dalim nga kjo situatë. Të përfshihemi në lojrat me fëmijët, po të vëmë re gjatë lojës edhe një i rritur ka ego pë të fituar dhe përfshirja në lojë ju jep kënaqësi të përbashkët. Dikur në rutinën tonë nuk kishim shume kohë për t’u ushqyer shëndetshëm, nuk kishim mundësinë e të ngrënit mëngjes “ulur” dhe drekë të gjithë bashkë, ndërsa sot kemi mundësinë ta bejmë këtë gjë.

Mos të biem pre e mendimeve negative

Është Pranverë…..!

Sot zgjohemi nga cicërimat e zogjve dhe jo nga zhurma e makinave. Ke kohë të shikosh që lulet e pemëve kanë çelur dhe të shijosh një kafe në ballkon nën aromën e tyre.

Mbaji këto mendime pozitive dhe shijoji sepse sot ke kohë mjaftueshëm. Mjafton një apo dy stimuj pozitivë dhe ne shikojmë se pavarsisht rrethanave apo situatës ku ndodhemi, ne mund të jemi të lumtur.

Sa më shumë të mendosh për problemin më tepër thellohet dhe aq më shumë ndërlikohet. Të fokusohesh në zgjidhjen e tij, por pa u bërë “rob” i tij. Sa më shumë t’i japim rëndësi mendimit negativ aq më shumë ka mundësi të dëmtojë gjendjen tonë psikologjike.

1

Lumturia jonë nuk varet nga situata apo rrethanat, por nga këndvështrimi se si i shohim gjërat.

Të gjithë krijojmë “korrnizën” tonë dhe kemi frikë të dalim jashtë saj. Themi që janë rrethanat ato që nuk na lejojnë të jemi të lumtur ose të përballemi me ndryshime të mëdha në jetë. Megjithatë  nëse fokusohemi tek gjërat pozitive të një situate, tek ato gjërat e vogla të cilat herë herë na duken si grimca apo doza të pakta lumturie, jemi duke kërkuar mundësi zgjidhjedh dhe zgjedhjesh dhe do të thotë që po kujdesemi për shëndetin tonë mendor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top