Familja është si një kopsht që kur është kohë e mirë, lulëzon, por kur harmonia në familje prishet, ai i ngjan një kopshti në stufisi. BUDA
Familja është institucioni natyral i edukimit. Në shkollë mësojmë të organizojmë gjuhën dhe mendimin.
Nga Lira GJIKA, psikologe
Si të vëmë në eficencë të gjithë potencialët njerëzorë në kohën e duhur. Dhe që të ndodhë i gjithë ky proces duhet një siguri në vetvete i cili ndërtohet vetëm në familje. Siguria garanton shëndetin mendor.
Familja është mjedisi i parë ku njeriu percepton nivelin ekonomiko-social, kombin, gjuhën, kulturën të cilës i përket. Marrëdhëniet në familje duhet të ndërtohen nëpërmjet mekanizmave të dashurisë si: njohja, përgjegjësia, respekti, liria dhe jo nëpërmjet mekanizmave të paranojës si: papërgjegjshmëria, dyshimi, xhelozia, hakmarrja dhe urrejtja.
Familja duhet të përfaqësojë vendin ku njeriu nuk duhet të ndjehet i frikësuar, i shtirur apo i “kontrolluar”. Në familje, individi mëson të zgjerojë hapësirat që i nevojiten për të zhvilluar veten në mënyrë që të mund të ndjejë, kuptojë dhe perceptojë kapacitetet dhe limitet e vetvetes, si dhe të pranojë tjetrin pa paragjykime.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.