Mirëqenie

August 8, 2018 | 8:30

Fara që ju jep shëndet dhe bukuri

Farat dhe bimët e lashta mund të përdoren si produkte bukurie dhe këtë e dëshmojnë recetat e famshme për flokë dhe lëkurë, të praktikuara ndër shekuj nga njerëzit anë e mbanë botës.

Kërpi për më shumë se 5.000 vite është cilësuar si burim i nutrientëve. Farat e kërpit po ashtu janë ushqyese, e prej tyre mund të fitoni prodhime me nivel të lartë ushqyes. Kërpi është i pasur me yndyra të shëndetshme, si dhe është burim i fibrave të nevojshme. Nga aminoacidet theksohet omega 3, që ndikon në funksionimin e organizmit të njeriut.

Vaji i kërpit, mielli dhe pluhuri me proteina

Me bluarjen e farave fitojmë vajin e gjelbër, me aromë nga kërpi, të cilin nuk keni pse ta ngrohni, ai është i pasur me aminoacide omega-3, omega-6, vitamina. Përveç vajit, prodhimi më i shpeshtë nga farat e kërpit është mielli.

Vaji i kërpit në kozmetikë

Vaji i kërpit është i pranishëm edhe në industrinë e kozmetikës, pasi është i pasur me nutriente të dobishme për lëkurën, përdoret për prodhimet kozmetike të trupit, si te fëmijët po ashtu edhe për të rriturit. Ai gjithashtu mund të përdoret si përbërës për pastën e dhëmbëve, shampon, balsamin, si dhe në kremra.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top