Mirëqenie

October 4, 2019 | 9:00

Farat e kungullit, metoda natyrale për të mbajtur nën kontroll sheqerin në gjak

Diabeti mellitus është një problem shumë serioz i shëndetit. Vlerësohet se, deri në vitin 2030, do të prekë mbi 300 milion njerëz në të gjithë botën. Për ta parandaluar atë, edukimi ushqimor dhe zgjedhja e ushqimeve që janë në gjendje të mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak është shumë e rëndësishme.

Në këtë listë mund të përfshini edhe farat e kungullit. Me kalimin e viteve shkenca ka thelluar vazhdimisht vlerat e tyre. Ndër studimet më interesante mbi këtë temë mund të kujtohet ai i realizuar nga një ekip aktiv në Universitetin e Nottingham dhe i botuar në 2013 në faqet e revistës “Science and Nutrition”.

Ekspertët u përqendruan në veçanti në disa lloje makromolekulash të përfshira në farat e kungullit. Në mënyrë të veçantë tek trigonelline dhe D-chiro-inositol. Makromolekula e parë është një hormon bimor që rrjedh nga metabolizmi i niacin (ose vitamina B3). Mund ta gjejmë në shumë bimë, siç është kafja. Veprimi i saj është i rëndësishëm jo vetëm për parandalimin e diabetit, por edhe për ata që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga sëmundjet e sistemit nervor qendror.

Çfarë mund të thuhet për D-chiro-inositol? Ajo është pjesë e familjes së substancave që mund të numërohen nën emrin inositol. Disa studime shkencore kanë zbuluar rolin e saj në zvogëlimin e shënuesve të diabetit gestacional tek gratë shtatzëna.

Farat e kungullit karakterizohen nga një konsum energjie prej rreth 570 kalori për 100 gram produkt,  si dhe përmbajnë yndyrna të mira. Ajo që nuk duhet harruar është edhe prania e vitaminës B3, thelbësore për efikasitetin e sistemit nervor, por edhe për metabolizmin e karbohidrateve, lipideve dhe proteinave. Në fund, është shumë e rëndësishme të mbani mend indeksin e tyre të ulët të glicemisë.

Në këtë pikë, dikush pyet veten se si t’i konsumojë ato. Alternativat nuk mungojnë! Ato mund të hahen vetëm si një mesvakt paradite ose pasdite, por mund të shtohen edhe në një sallatë të përzier ose në një pjatë me perime të pjekura. Ato janë gjithashtu të shijshme në supa dhe gatime me drithëra. Ata që duan të shfrytëzojnë vetitë e tyre hipoglikemike, mund t’i konsumojnë së bashku me mueslin e mëngjesit. Para se të filloni t’i merrni ato duhet të konsultoheni me mjekut tuaj.

 

 

Burimi / https://dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top