Në fillimet e jetës, njohja e jetës, e njerëzores, realizohet nëpërmjet kënaqësisë dhe kuriozitetit. Fëmija e zbulon dhe e njeh nënën nëpërmjet gjirit dhe qumështit të saj. I zbulon aromën, i zbulon fytyrën dhe dalëngadalë çdo gjë që është pranë dhe rreth saj. Çdo gjë e kënaq dhe e qetëson kur është në krahët e nënës, edhe kur grindet.
Nga Lira Gjika
Qenka e thjeshtë zgjidhja, mjafton t’iu plotësojmë fëmijëve dëshirat dhe të gjithë jemi të lumtur. Në fakt, ky është vetëm fillimi i procesit të njohjes, të jetës dhe të njerëzores. Detyra e të rriturit, duke filluar nga nëna dhe babai duhet ti mësojnë dhe zhvillojnë fëmijës aftësinë që të mendohet përpara se të bëjë një veprim apo të thotë një fjalë. I rrituri me durim dhe butësi e nxit fëmijën që të veprojë nëpërmjet rregullave.
P.sh: A mund ta mbajë një send, a mund të konsumojë një ushqim? A mund ta fusë në gojë atë? A është e vetja? A i bën keq? Të gjitha këto ndalime ushtrojnë dhe zhvillojnë ose jo te fëmija durimin vullnetin, konceptin kohë dhe mbi të gjitha vetëdijen për zgjedhjen dhe verifikimin e dëshirave.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.