FB

May 17, 2022 | 8:36

Çfarë i shkakton goditja psikologjike shëndetit?

 

 

Dhuna psikologjike dëmton shëndetin dhe të sëmur. Sa nga këto simptoma ke ti?

Nga Prof.Assoc.proc.Dr.Ilia.S.Larti

  1. Nivel të lartë stresi dhe ankthi në mënyrë të vazhdueshme.
  2. Sëmundje të vazhdueshme si p.sh. infeksione virale (nga viruset), veçanërisht rrufë dhe ethe të gjëndrave, ftohje, kollë, infeksione në gjoks, veshë dhe hundë (stresi bën kërdinë me sistemin tënd imunitar).
  3. Dhimbje në gjymtyrë dhe muskuj pa arsye të qarta. Gjithashtu dhimbje në shpinë pa arsye të qarta, e cila nuk largohet pas trajtimit.
  4. Dhimbje koke dhe migrenë.
  5. Lodhje, rraskapitje.
  6. Pagjumësi, makthe, zgjim i herët, zgjohesh më i lodhur se kur bie për të fjetur.
  7. Shfaqje fragmentesh nga e kaluara, varësi, nuk e shqit dot dhunuesin nga mendja.
  8. Acarim zorrësh
  9. Probleme me lëkurën si p.sh. ekzema, psioriasis, myk në këmbë, ulcera, herpes, urtikarie.
  10. Përqendrim i dobët, nuk përqendrohesh dot në diçka për një kohë shumë të gjatë.
  11. Kujtesë të dobët, harresë veçanërisht për gjëra të vogla gjatë ditës.
  12. Djersë, dridhje, rrahje të forta zemre, të zë paniku.
  13. Lot, shpërthim në të qara për gjëra pa rëndësi.
  14. Acarim i pazakontë dhe shpërthime nervash.
  15. Vigjilencë e tepruar (njësoj si, por nuk është paranojë), vazhdimisht në mbrojtje.
  16. Ndjeshmëri e lartë, dobësi, veçim, mbyllje në vetvete.
  17. Depresion reagues, trishtim, letargji, mungesë shprese, inat, hallakatje.
  18. Vetëbesim i dërrmuar, nënvlerësim të vetes, mungesë dashurie për vetveten, etj.

Në qoftë se ke rreth 55-60% të simptomave të lartpërmendura, dije se je nën goditjet psikologjike, ndaj merr masa sa më të shpejta, pa rënë në nivelin e rraskapitjes apo traumatizmit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top