FB

July 28, 2021 | 8:25

“Fëmija i plagosur!”…

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

A keni përjetuar pasiguri si fëmijë? Mungesa e besimit? Mungesa e dashurisë? Mungesa e kujdesit? Mos të tjerë të rëndësishëm nuk mund të kenë përmbushur nevojat tuaja emocionale? Përmes kësaj gjendje krijohet trauma primare të cilën mund ta quajmë “fëmija i plagosur”.

Fed up girl looking out of window

Ky fëmijë i plagosur që ne e mbajmë brenda nesh si të rritur. Ne kemi dhimbje, frikë dhe zhgënjime që nuk mund t’i shprehim në fëmijërinë tonë dhe i eksternojmë përmes reagimeve tona, pa e kuptuar. Në psikoterapi, pjesa e rritur e personalitetit mëson të lidhet me fëmijën brenda tij ashtu si një prind i mirë lidhet dhe kujdeset për fëmijën e tij, i siguron atij disiplinë, kufij dhe strukturë. Këto shkojnë krah për krah me mbështetjen dhe pranimin, elemente thelbësore të dashurisë dhe bashkëjetesës me një fëmijë, metaforikisht dhe fjalë për fjalë. Duke vendosur një dialog midis tyre, mund të arrihet një pajtim dhe një kompromis. Një marrëdhënie që mund të jetë vetëm e dobishme, pasi të dy palët do të jenë në gjendje të kënaqen dhe të dëgjohen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top