Këshilla & Arsye

August 4, 2017 | 9:34

Fëmija ka frikë? Kujdes kur e etiketoni!

“Sa frikacak që është ky çuni im. Po bëhet 9 vjeç dhe sillet sikur të jetë 4 apo 5 vjeç. Qan kot apo bërtet e qahet për ne prindërit, si prindërit më të këqinj në botë dhe më pas ngrihet në mes të natës dhe vjen te ne në dhomë se ka frikë. I them: nuk ke turp që ke frikë? Ti je i rritur tani”.

1

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Fëmija 9 vjeç përjeton një riorganizim kompleks të qenies së tij. Djali apo vajza në këtë moshë, përjetojnë një transformim shumë të rëndësishëm e kuptimplotë të jetës së tyre shpirtërore dhe në të njëjtën kohë, një trasformim po aq të të rëndësisëshëm të eksperiencave të tyre trupore.

Deri në moshën 9 vjeç fëmija jeton nëpërmjet imititmit të sjelljes së të rriturve dhe kjo mënyrë nuk e lejon të përjetojë dhe eksperimentojë vetminë si individ më vete. Në moshën 9 vjeç, për herë të parë, fëmija kupton të qenin individ. Pikërisht në këtë moshë fillon të ndërtohet edhe vetëdija e të qenit vetëm.

Prandaj kujdes prindër me etiketimet që u bëni fëmijëve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top