Këshilla & Arsye

August 4, 2017 | 9:39

Fëmijët lindin me autizëm apo bëhen gjatë viteve të para të jetës?

Shumë prindër pyesin veten nëse autizmi është një sindromë që njihet që në lindje, apo që mund të provokohet nga faktorë të caktuar gjatë jetës? Për t’i dhënë një përgjigje më të saktë këtyre shqetësimeve është publikuar një studim në revistën “New England journal of medicine”, të cilët kanë pasur si qëllim të vërtetojnë anomalitë e mundshme cerebrale që mund të ndodhen tek fëmijët autikë dhe që janë formuar që para lindjes.

1

Fëmijët autikë dhe studimi

Janë marrë në studim disa fëmijë, një pjesë e të cilëve kishte simptoma të autizmit dhe më pas u studiuan ndryshimet në zhvillimin e trurit të fëmijëve. Shkencëtarët kanë mundësuar vëzhgimin e neuroneve me anën e disa pajisjeve të veçanta, sasinë e neuroneve si edhe zhvillimin e korteksit të trurit, që mundëson lidhjen e informacioneve të marra.
Duke analizuar rezultatet e marra, ata kanë zbuluar se truri i fëmijeve autikë ishte përfundimisht shumë ndryshe nga ai i fëmijëve të tjerë duke filluar që në strukturën cerebrale.
Pra autizmi është një sindromë e lindur dhe këtë shumë prindër e kuptojnë se ekziston tek fëmija i tyre shumë herët duke qënë se paraqet probleme të caktuara. Jo gjithmonë kemi të bëjmë me autizëm, por mund të jetë edhe sindroma Asperger që gjithashtu është pjesë e spektrit të autizmit dhe nëse mendoni se diçka nuk shkon tek fëmija juaj duhet patjetër t’i drejtoheni mjekut specialist./ pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top