FB

September 5, 2024 | 7:04

Fëmija ka nevojë për praninë e të rriturit, që të realizohet si person

Kur fëmija nuk ka vullnet për të çuar një detyrë deri në fund i rrituri pranë tij, qoftë prindi apo edukatori, duhet ta nxisin, duke u përfshirë edhe ai në aktivitetin që duhet të kryejë fëmija. I rrituri me durim i tregon sa është rritur.
mom-and-toddler-playing-with-blocks
Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Po të ishte mërzitur dhe të kishte përtuar, nuk do të kishte mësuar të ecte, nuk do të kishte mësuar të fliste apo të përdorte dorën për të ushqyer veten apo të vizatonte e të shkruante. Por, nuk u mërzit dhe nuk përtoi dhe i realizoi. Po kështu duhet të vazhdojë të bëjë edhe tani, të dy bashkë do ia dalin që t’i realizojë, të mësojë e zbulojë gjërat përreth dhe aftësitë e tij brenda vetes.

Gjithashtu, duke mësuar do të mund t’i arrijë e nxjerrë nga shpirti gjërat e bukura që ka aty, përndryshe nuk do të dijë si t’i nxjerrë dhe mbi të gjitha nuk do të gjejë fjalën e duhur dhe kështu as mendimin e vet.

Fëmija që t’ia dalë të realizohet si person, ka nevojë për praninë e të rriturit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top