Në fokus

January 12, 2018 | 10:59

Fëmija ngrin për të shkuar në shkollë, shpirti i tij i përmirësimit bëri të përballonte temperaturat nën zero

5a56b46ca3102e5bbb0f5b80

Nxënësi, 10 vjeç, është bërë ‘hit’në internet.

Imazhet e një djali që mbërriti në shkollë me kokë me akull, pasi eci më shumë se 4 kilometra nëpër borë e ngrica, ka tërhequr vëmendje të gjerë për fëmijët nga familjet e varfra rurale.

Wang Manfu, 10 vjeç, u fotografua nga mësuesi i tij të hënën në mëngjes dhe fotografia u bë virale , pasi u shpërnda në rrjetet sociale.

Veshur vetëm me një xhaketë të hollë, nxënësi kishte udhëtuar në temperaturën -9 C nga shtëpia e tij në fshat për të arritur Shkollën Fillore Zhuanshanbao në Zhaotong, provincën e Yunnanit.

“Ai arriti me flokët dhe vetullat e ngrira plotësisht, duke shkaktuar të qeshura mes 16 shokëve të tij të klasës”, tha Fu Heng, drejtori i shkollës, i cili ngarkoi imazhin e Wang.

Fu shtoi se klasat e tij nuk kanë ngrohje për shkak të mungesës së fondeve.

Statistikat nga qeveria e Yunnan tregojnë se tetë prej 88 qyteteve të krahinës që jetojnë nën vijën e varfërisë janë në Zhaotong. Që nga viti 2017, qyteti kishte më shumë se 1.1 milion njerëz të klasifikuar si të varfër, duke përfshirë 138,700 nxënës të fillores.

fioccodineve3_mgthumb-internaPas dëgjimit të tregimit të Wang, Fondacioni i Zhvillimit Rinor të Kinës në Yunnan nisi një fushatë publike të dhurimit për fëmijët nga familjet e varfëra  Ajo ka premtuar t’i japë secilit fëmijë nevojtar 500 juan ($ 75) për t’i ndihmuar ata të qëndrojnë në të ngrohtë gjatë dimrit.

 

 

“Shumë fëmijë në qytete nuk kanë vendosmërinë e fortë të këtij djaloshi. Shpresoj që të gjitha përpjekjet e tij tëshpërblehen” ,shkruan një komentues në fotografinë e tij që është pëlqyer nga më shumë se 260.000 vetë.

 Emri Manfu përkthehet “plot lumturi”. Por, ai jeton në një kasolle me babain, gjyshen dhe motrën më të madhe, dhe rrallë i sheh prindërit e tij, sepse janë punëtorë emigrantë në qytete të tjera.

“E dua shkollën. Mund të kemi bukë dhe qumësht për drekë dhe mësojmë shumë gjëra në klasë“, tha Wang.

Fshati i tij tani ka energji elektrike dhe ujë çezme, “dhe familja ime po ndihmon për të ndërtuar një shtëpi të re pranë shkollës”, tha ai. “Unë mendoj se jeta jonë do të bëhet më e mirë”.

xxjwnme005001_20180111_bnmfn0a003_11n

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com