Në fokus

January 12, 2018 | 11:11

Zhgënjehen të sëmurët me Alzheimer, kompania farmaceutike i jep fund studimeve

Kompania farmaceutike Pfizer ka njoftuar se është duke u larguar nga kërkimet mbi mjekimet për të trajtuar sëmundjen e Alzheimerit.

azh

Gjigandi farmaceutik me bazë në Shtetet e Bashkuara tha se do të përfundojë programet e saj të zbulimit të neuroshkencës pas një shqyrtimi dhe se 300 vende pune do të humbasin.

Lajmi u quajt “zhgënjyes” dhe një “goditje të rëndë” për ata që jetonin me këtë sëmundje.

Masa do të thotë se Pfizer do të ndalë gjithashtu kërkimin për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit, ndonëse kompania tha se kishte planifikuar të krijonte një fond të ri dedikuar hulumtimit të neuroshkencës në të ardhmen.

Një deklaratë, Pfizer tha se: “Ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund kërkimit shkencor dhe përpjekjeve të hershme të kërkimeve në fushën e neuroshkencës dhe rishpërndarjen  e fondeve në ato fusha ku kemi udhëheqje të fortë shkencore dhe që do të na lejojë të japim ndikimin më të madh për pacientët”./gsh.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com