Këshilla & Arsye

November 7, 2017 | 9:28

Fëmija nuk është “robot”, që kënaq prindërit. Ata kanë nevojë për vetvlerësim të shëndetshëm

1

Fëmija nuk është një kukull, por një person i vogël. Fëmijët janë të ndjeshëm të pafajshëm, të trembur, euforikë, kuriozë. Për fëmijët gjithçka është e re dhe mrekullueshme. Por kur gjithçka është e re, frika është e lartë dhe vetvlerësimi i ulët.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Dhe këtë gjë prindërit dhe të rriturit duhet ta kenë në qendër të vëmëndjes. 

Fëmijët nuk shërbejnë për të kënaqur nevojat emocionale të prindërve dhe nuk janë robot të vegjël që mund të komandohen lehtësisht dhe si duan të rriturit.

Kanë nevojë për siguri, për të mësuar “elasticitetin” për të dashur veten dhe për t’u kujdesur për të tjerët; për të mësuar të vlerësojnë një dështim dhe ta kthejë në fitore. Kanë nevojë të ndërtojnë një vetëvlerësim të shëndetshëm. Dhe rritja e zhvillimi i vetvlerësimit është detyrë e prindërve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top