Mirëqenie

November 7, 2017 | 9:17

Nga Anila Kalleshi: Kura natyrale për pneumoninë

Shënim: Konsultohuni me doktorin për një diagnozë më të saktë dhe kurimin për këtë gjendje. Përdorni kurat natyrale thjesht si një trajtim zvëndësues.

1

Anila Kalleshi Dietologe

MSc.Anila Kalleshi
Dietologe klinike

Pneumonia është një gjendje e frymëmarrjes, e karakterizuar nga inflamacioni në mushkëri për shkak të infeksioneve bakteriale, virale dhe fungale. Trupi zakonisht parandalon që këto organizma të infektojnë mushkëritë e juaja, por në disa raste ato mund t’ja arrijnë qëllimit duke ngadalësuar sistemin tuaj imunitar edhe nëse jeni përgjithësisht në gjendje të mirë. Në shumë raste ndodh si një gjendje e butë që largohet brenda 2-3 javësh. Por gjithsesi në raste të tjera mund të bëhet shumë serioze dhe fatale.

Në fakt është  e rrezikshme për të porsalindurit, fëmijët e vegjël, të rriturit mbi 65 vjeç dhe njerëzit që kanë një sistem imunitar të dobët e po përballen me probleme të rënda shëndetsore.

Simptomat më të zakonshme të pneumonisë përfshijnë ftohje, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje. Mund të shkaktojë dhe simptoma të tjera si dhimbje koke, humbje oreksi, lodhje, djersitje, marrje mendsh, të vjella, dhimbje muskujsh dhe dhimbje kraharori kur marrim frymë me thellësi ose ftohja. Gjithashtu të rriturit mund të përjetojnë konfuzion ose delirum. Trajtimi i duhur për këtë gjendje zakonisht varet nga tipi i pneumonisë që keni dhe serioziteti i simptomave. Eshtë e rëndësishme të shihni një doktor nëse keni vështirësi në frymëmarrje, dhimbje kraharori, dhe temperaturë të vazhdueshme.

Këtu janë kurat natyrale për pneumoninë:

Hudhra

Hudhra ka veti antimikrobike që lufton bakteriet, viruset dhe kërpudhat. Gjithashtu ndihmon në normalizimin e temperaturës së trupit.

Përzieni një kupë qumësht në 4 kupa ujë dhe shtoni një lugë e gjysëm çaji me hudhër të thërrmuar. Zieni përbërësit derisa të reduktohet në ¼ e sasisë fillestare. Pijeni 3 herë në ditë.

Një mënyrë tjetër është të marinoni hudhrën e thërrmuar në një përbërje që ka sasi të barabarta të lëngut të limonit dhe mjaltit. Merrni 2-3 lugë caji të kësaj, 3-4 herë në ditë.

Piperi i kuq

Piperi djegës ka sasi të larta të capsaicin-it që stimulon clirimin e mukozës nga rrugët e frymëmarrjes. Pra ndihmon në pastrimin e mukusit nga sistemi respirator. Piperi i kuq është një burim mjaft i mirë i beta-karoten, e cila ndihmon në një zhvillim të shëndetshëm të membranës së mukusit.

Përzieni pak lëng limoni dhe pak piper të kuq në një gotë ujë. Pijeni disa herë ditë.

Fara fenugreek

Farat fenugreek kanë veti mykolitike, që ndihmon për të luftuar blllokimit. Për më tej, nxit djersitjen e cila redukton temperaturën dhe ndihmon në heqjen e toksinave nga trupi.

Bëni çaj fenugreek duke zierë një lugë caji fara fenugreek në 500 ml ose 2 kupa ujë. Ziejeni dhe pini rreth 4 kupa caj fenugreek në ditë. Për të përmirësuar shijen, mund të shtoni pak lëng limoni. Reduktoni sasinë nëse ndërkohë që pini filloni të ndiheni më mirë.

Përgatisni një caj bimor duke i dhënë një valë përbërsve si: një lugë caji fara fenugreek, një lugë caji xhinxher, një thelb hudhër, dhe pak piper të kuq, në një kupë me ujë të ngrohtë për rreth 5 minuta. Hiqeni dhe shtrydhni në të lëngun e një gjysmë limoni. Ju gjithashtu mund të shtoni pak mjaltë në të. Pijeni këtë çaj disa herë gjatë ditës.

 Fara susami

-Zieni një lugë gjelle fara susami në një kupë me ujë.

-Përzieni një lugë gjelle fara liri dhe vazhdoni ta zieni.

-Hiqeni përzierjen dhe shtoni një lugë çaji mjaltë dhe pak kripë.

-Pijeni këtë përbërje një herë në ditë.

Lëng perimesh

Lëngu i freskët i karotave, lëngu i spinaqit, lëngu i kastravecit dhe lëngje të tjera perimesh janë të shkëlqyera për shëndetin tuaj, sidomos kur po vuani nga pneumonia. Ato fuqizojnë imunitetin dhe ndihmojnë në detoksifikim. Të pasura në fosfor dhe klorinë, lëngu i pastinakut është beneficial për mushkëritë e juaja dhe sistemin e bronshitit.

Kombinoni lëngun e spinaqit dhe karotës në një shkallë 2:3. Pijeni cdo ditë.

Alternativë tjetër, kombinoni lëngun e panxharit 1/5, me lëngun e kastravecit 1/5 dhe 3/5 lëng karrote. Pijeni cdo ditë.

 Avulli

Avulli ndihmon për të luftuar infeksionin dhe përmirëson frymëmarrjen duke u lehtësuar nga i ftohti dhe bllokimi.

Zieni ujë në një tenxheri dhe shtoni disa pika vaj esencial si eukaliptus, levandër, vaji i pemës, limon, ose vaj camphor.

Thithni avullin e kësaj përzierje. Ndërkohë që thithni avullin, mbuloni kokën me një peshqir kështu që avulli nuk mund të shpëtojë dot.

Të bëni dhe një dush të ngrohtë ka gjithashtu benefite.

 Shafrani

Ashtu si farat fenugreek, kjo bime medicionale lufton për të hequr qafe mukusin nga trupi juaj, vecanërisht nga trakti i frymëmarrjes. Plus që ka veti anti-virale dhe anti-bakteriale që ndihmojnë në luftimin e infeksionit.

-Përzieni shafranin pluhur në vaj të ngrohtë mustarde për të bërë një pastë. Fërkojeni në kraharorin tuaj.

-Pini një gotë qumësht të ngrohtë të përzier me një lugë çaji shafran pluhur, 2-3 herë në ditë.

Përzieni një lugë caji shafran dhe ¼ e lugës së çajit piper të zi pluhur në një gotë me ujë të ngrohtë. Pijeni një herë në ditë.

Borzilok dhe piper i zi

Të dy këta përbërës janë beneficiale për mushkëritë e juaja dhe përdoren si një kurë natyrale për pneumoninë.

-Nxirrni lëngun e 5 gjetheve borzilok.

-Miksojeni me pak piper të zi të freskët.

-Konsumojeni cdo 6 orë.

Vaj turpentine

Ky vaj ndihmon në lehtësimin e dhimbjes që vjen si pasojë e pneumonisë.

Fërkoni një sasi të vogël të vajit të turpentinës në kafazin tuaj të brinjëve.

Mbulojeni zonën me një pambuk të ngrohtë ose veshje leshi.

 Vaji i rigonit

Vaji i rigoni lufton mikrobet që shkaktojnë pneumoninë për shkak të vetive anti-virale, anti-bakteriale, anti-fugale që zotëron. Gjithashtu ndihmon në hollimin e mukusit.

-Shtoni 2 ose 3 pika vaj rigoni në një gotë me ujë ose lëng të freskët. Pijeni 3 herë në ditë.

-Vendosni 1 ose 2 pika të këtij vaji esencial në një pecetë ose top pambuku dhe vendoseni anash jastëkut përpara se të flini kështu që mund ta thithni gjatë natës.

Përpos këtyre kurave natyrale, sigurohuni që të merrni të gjitha mjekimet e dhëna nga doktori. Gjithashtu pushoni mjaftueshë, pini shumë lëngje, veçanërisht ujë.

Konsultohuni me doktorin para se të merrni ndonjë mjekim për kollën dhe të ftohtin.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top