Në fokus

November 13, 2019 | 8:15

Fëmijë se dua, apo se kështu duhet?

Emancipimi i shoqërisë dhe veçanërisht i femrave ka rritur jo vetëm pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës, por njëkohësisht ka shtuar ambiciet për të arritur majat më të larta të karrierës. Jo të pakta janë rastet kur dëshira për të pasur fëmijë zvogëlohet aq shumë, saqë shumë femra heqin dorë me vetëdije të plotë nga kjo dëshirë, madje edhe përgjithmonë, kur është fjala për të mos rrezikuar udhën e vështirë të karrierës. Një fenomen ky jo pak i njohur në Perëndim.

1Duket pra se dëshira për të pasur fëmijë është e ngulitur në programin tonë gjenetik dhe biologjia e trupit bën gjithçka për ta përmbushur herët këtë dëshirë. Nga ana tjetër, emancipimi gjithnjë në rritje i shoqërisë dhe veçanërisht i femrave ka rritur jo vetëm pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës, por njëkohësisht edhe shtimin e ambicioneve për të arritur majat më të larta të karrierës.

Jo të pakta janë rastet kur dëshira për të pasur fëmijë zvogëlohet aq shumë, saqë shumë femra heqin dorë me vetëdije të plotë nga kjo dëshirë, madje edhe përgjithmonë, kur është fjala për të mos rrezikuar udhën e vështirë të karrierës. Një fenomen ky jo pak i njohur në Perëndim.

Por nuk duhet harruar se edhe presioni i shoqërisë apo pjesëtarëve të tjerë të familjes nuk është i vogël, kur bëhet fjalë për të sjellë në jetë një fëmijë. Prindër që mezi presin të bëhen gjyshër, miq dhe të afërm që flasin pa pushim për fëmijët e tyre, “suksesi” i një martese, i cili në shoqërinë tonë matet mbi të gjitha me sjelljen në jetë të pasardhësit  reflektimi mbi kuptimin e vërtetë të jetës, e të tjera si këto, ushtrojnë një ndikim jo të vogël në marrjen e një vendimi pozitiv.

Edhe atëherë kur nga pikëpamja e karrierës apo ajo financiare mund të mos ketë ardhur ende “momenti i përshtatshëm”. Pra, çështja shtrohet nëse një femër dëshiron vërtet, apo duhet të bëjë një fëmijë në një moment të caktuar. Kjo është dilema e vazhdueshme. Natyrisht, një arritje profesionale është një motiv i fortë në kundërshtim të vendimit për të bërë fëmijë, por kjo gjë mund të kërkojë vërtet shumë kohë dhe ora biologjike nuk rreh pa fund.

2Femra në karrierë – nëna perfekte?

Një fenomen interesant që shoqëron lindjen e një fëmije nga femra të karrierës është dhe i ashtuquajturi “Projekti fëmijë”. Pas një periudhe të suksesshme në karrierë ka ardhur faza e “menaxhimit” të fëmijës në mënyrë optimale. E gjithë bota duhet ta marrë vesh se jo vetëm në karrierë, por edhe në rritjen dhe edukimin e fëmijëve ato janë më të mirat. Ky botëkuptim pasqyrohet jo vetëm në pamjen e jashtme dhe veshjen e fëmijës, arredimin e dhomës, në pajisjen me gjërat më të fundit të teknikës, të cilat duhet të përmbajnë vulën e perfeksionit, por edhe në angazhimin me tepri të fëmijëve që në moshë fare të vogël në kurse pafund, mësim gjuhësh të huaja apo instrumenteve muzikore. Gjithçka në këtë botë duhet të rrotullohet si helikopter rreth pasardhësit dhe pritshmëritë ndaj tij janë shumë të larta. Por, një lindje e vonshme shoqërohet edhe me dukuri të tjera.

Femra që lindin për herë të parë afër të dyzetave tregojnë se jo rrallë ato arrijnë shpejt në kufijtë e tyre psikikë e fizikë. Të qarat e fëmijëve natën bëhen më të vështira për t’u përballuar, trupi nuk është më i aftë të tolerojë lehtë mungesën e gjumit dhe reagon më shpejt dhe në mënyrë më agresive ndaj stimujve jo të këndshëm. Ideja se fëmija do të jetë në moshën e vështirë të pubertetit kur ato vetë do t’i kenë kaluar të pesëdhjetat dhe mund të jenë në fazën e arritjes së majës së karrierës, nuk u lë një shije të mirë.

1Shpesh nëna të tilla ankohen me zë më të lartë për mungesën e papritur të lirisë, për “bateri që shkarkohen shpejt” dhe për një lloj dyzimi dhe vrarje ndërgjegjeje në një shkallë të lartë, sa herë që i duhet t`i lënë fëmijët me dikë tjetër për një kohë të gjatë për t’iu dedikuar pozicionit profesional.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top