Mirëqenie

November 13, 2019 | 8:16

Si të mësosh të jetosh mirë!

10 njohuri për të përmirësuar cilësinë e jetës, për të zgjeruar kufijtë e modeleve të kufizuara dhe kultivimin mbi kënaqësitë dhe vlerat e të jetuarit.

1

Zhvillimi njerëzor në dhjetëvjeçarin e fundit ka ecur me hapa progresivë duke e bërë jetën të ngarkuar në mënyra të ndryshme por njëkohësisht, duke shfaqur ndryshime të theksuara nga brezi në brez të cilat kanë ndikuar në formësimin dhe krijimin e roleve të reja. Psikologët, sociologët dhe përfaqësues të grupeve civile në botë, në kërkimet dhe studimet e viteve të fundit, e paraqesin individin të lodhur nga disa mënyra jetese për shkak të impenjimeve të tij profesionale. Si të gjesh vetveten dhe të plotësosh kuadrin e të jetuarit shëndetshëm në të gjitha aspektet, ju udhëheqin piketat më poshtë:

Të duash veten

Nuk është egoizëm i tepruar, por ‘palestra’ e duhur për të mësuar se si të duam të tjerët. Të ushtruarit, para së gjithash kundrejt vetes, me kujdes, respekt dhe pranim, na mëson se si të lidhemi pozitivisht edhe me të tjerët.

Kultivoni talentet

Ne jemi të gjithë të ndryshëm, secili me aftësi unike për t’u zhvilluar në jetën e përditshme, por për t’u vënë dhe në shërbim të të tjerëve. Gjithkush pasuron simfoninë e njerëzimit me vlerësimin e tij personal.

Rigjeni të panjohurat

Realiteti është gjithmonë shumë më i gjerë, i pasur, i paparashikueshëm, me shumë se sa ju e mendoni. Duke kujtuar se sa habitemi para surprizave apo gjërave që ndjellin kureshtje, (cilësi që fëmijët e dinë mirë), vazhdimisht të rinovojë vizionin tonë për botën.

Përdorini fjalët siç janë

Ajo që ne themi dhe mënyra se si, ka një fuqi shumë të madhe: mund të krijojë apo të shkatërrojë botën dhe njerëzit. Bëhuni të vetëdijshëm se si duhet ta përdorni fjalën dhe tonin e zërit, i cili na bën ose jo më aktiv në krijimin e marrëdhënieve cilësore.

Mendoni me kokën tuaj

Kultivimi i të menduarit aktiv, krijues, ideues, reflektues dhe kontrollimi i mendimit pasiv, rrethuar nga mediat, opinioni i të tjerëve, nga papunësia dhe mendimet e pavlefshme, na lejon të jemi të sigurt për të mos menduar në të vërtetë, mendimet e njerëzve të tjerë.

Aktivizoni vullnetin

Jo gjithmonë kemi “lirinë” pa limit, nga një deficit apo angazhim, por gjithmonë kemi “lirinë” për t’u përballur me një përqasje aktive dhe krijuese, si aktorë dhe jo viktima.

Respektoni heshtjen

Në një botë gjithnjë e më të shfrenuar dhe të zhurmshme, bëhet i domosdoshëm zbulimi dhe frekuentimi i një hapësire të brendshme, dhe  kur është e mundur, edhe hapësira e heshtur, e jashtme, aty ku keni mundësi të shkëputeni e të shikoni, ju gjend brenda vetes lidhur me paqen.

Praktikoni angazhimet konkrete

Të njohësh privilegjin e vendit dhe të jemi në dispozicion për të tjerët. Në kohët kur ka njerëz që nuk i zë gjumi nën çati duke llogaritur në kokë, një punë dhe kërkesat e nevojshme për ushqim dhe ujë, ka diçka që duhet bërë edhe kundrejt tyre.

Të dialogësh me diversitet

Bukuria dhe kompleksiteti i botës ku jetojmë, i shoqërisë dhe trupit tonë, është i orientuar pikërisht nga diversiteti dhe kombinimi i komponentëve të ndryshëm. Nëse do të ishim të gjithë të njëjtë, planeti ynë do të ishte gri dhe i populluar nga qenie pa formë.

Rikrijo

Nuk ka asnjë kufizim për interesat që ne mund të kultivojmë për artet ku mund të japim fryte, lojërat që mund të luajnë, gjuhët që mund të mësojmë. Ja përse duhet të kënaqesh me idenë e krijueshmërisë ndaj vetes duke pasuruar njohuritë dhe përvojën.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top