Këshilla & Arsye

October 17, 2017 | 9:11

Fëmijës i duhet treguar që, ndëshkohet veprimi dhe jo ai

Ndëshkimi i fëmijës duhet të jetë i përcaktuar në kohë dhe se kush ishte veprimi që u bë shkak të merrte këtë dënim. 
Dënimi duhet ta bëjë fëmijën të mendojë dhe jo të ndihet i keq dhe të ngecet në ujërat e dyshimit. Tmerri i dyshimit, është shumë i njohur dhe i studiuar në të gjitha moshat. Dëmi i tij është i pallogaritshëm, sidomos në fëmijëri, prandaj specialistët insistojnë që fëmijës i duhet treguar dhe folur për çdo gjë që do t’i ndodhë. Nuk duhet lënë nën trysninë e fantazisë së manipuluar nga tmerri i dyshimit, se çfarë do t’i ndodhë dhe çfarë ka bërë, pse ishte kaq e keqe ajo që bëri, e me rradhë…

1414715089317

femijasmacking_2528341b

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Fëmijës i duhet treguar me fjalë dhe veprim që ndëshkohet veprimi dhe jo ai, fëmija. Fëmija duhet të jetë i qartë për ndëshkimin. Duke mos qenë i qartë ai dyshon për gjithçka, që është i keq, që nuk e duan dhe, që është i pazoti. Kur fëmija nuk e di se për çfarë ndëshkohet dhe sa kohë do të ndëshkohet, ai pushtohet nga paniku, apo “tmerri i dyshimit”. Kur e ka të qartë se përse, kupton se ka disa gjëra, që janë në dorë të tij dhe ai mund t’i evitojë që të mos gjendet në telashe. Kështu mëson përzgjedhjen dhe rëndësinë e veprimeve. Koha e dënimit është një minutë për vit moshë. Nëse është 2 vjeç, vetëm 2 minuta, nëse është 2 vjeç, vetëm 2 minuta. Kujdes, mos harroni të shkoni te fëmija sapo të mbushet koha e caktuar për dënimin. Vonesa për t’i thënë fëmijës se mbaroi koha e dënimit, bën vetëm dëm. Tregon vetëm neglizhim dhe prepotencë nga ana e të rriturit. 

Mos harroni, fëmija po rritet dhe shumë veprime edhe pse mund të bëhen me qëllim, nuk janë për të bërë keq, por për të tërhequr vëmendjen, se është keq!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top