Në fokus

October 17, 2017 | 9:24

Të qenit Burrë, është përgjegjësi e madhe!

1-1

Të qenit Burrë, është përgjegjësi e madhe, njëkohësisht vetëm arritje ose urim s’mund të jetë (vende-vende edhe mallkim)! Shumica e gjinisë tjetër na etiketojnë vetëm si meshkuj. Asnjë nga ne nuk zgjedh të jetë mashkull apo femër (pavarësisht se ekzistojnë disa trende si Lepurushja që u kthye në femër edhe pse gjenetikisht është mashkull), pasi është çështje X dhe Y, por në mënyrë absolute mund të zgjedhim të jemi apo jo burra!

Nga Shpend Gashi Msc. Politike Rajonale / Shkenca Politike

Nga Shpend Gashi
Msc. Politike Rajonale / Shkenca Politike

Steriotipi tipik i të qenit burrë në Shqipëri është i fortë, koka e familjes, njeri që s’ka ose nuk i shpreh ndjenjat, njeri që nuk DUHET të dojë, sepse është i projektuar për gjëra të tjera mekanike. Si një njeri që nuk mund të flasë me pasion, porse vetëm me racionalitet të ftohtë. Njeriu që sjell paratë dhe pi ndonjë gotë me shoqërinë. Ka nga ata që mendojnë se kanë edhe monopolin e dhunës, atmosfera e shtëpisë ndryshon nga humori i tyre. U shkon jeta duke ndrydhur çdo ndjenjë se është turp të bëhesh ”pederast” e të jesh vetvetja! Kurrsesi nuk mund të flasë për mënyrën individuale të jetës, kur do dikë nuk mund t’ja thojë se i fyet krenaria! Janë të prirur të kenë vetëm djem, se do i çojnë për luftë dhe ruajnë nderin. 
Gruaja është skllavja e tyre dhe thonë mamaja është mbretëresha e vetme!

Sikur të merreshim me vetë-sensibilizimin se ç’do të thotë të jesh burrë, do reduktohej dhuna në familje dhe ne djelmoshat e rinj do hiqnim barrën shoqërore dhe do ishim vetvetja!
Shumica nga ne digjen nga të tjerët, disa nga vetja dhe disa nuk e dinë as vetë!

E them me siguri që jemi bosh si njerëz, gjallojmë për të tjerët, shpirti është si akullnajë shumëvjeçare, qeshim se s’qajmë dot dhe të mendosh që jemi vetëshkatërrues të lindur!
Mos të thojë njeri që jemi me fat që kemi lindur të tillë, kur lindim na presin me armë dhe jeta shkon tërë presion!

E gjitha vjen si pasojë se nuk i vetëofrohemi askujt për të na dëgjuar dhe asnjë njeri nuk na ofrohet të na dëgjojë.

Shoqëria ku bën pjesë dhe familja na e vrasin fëmijën që në fëmijëri!

Marrë nga rrjeti social Facebook i autorit

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top