Këshilla & Arsye

October 5, 2020 | 8:29

Fëmijët dhe marrëdhënia me ushqimin, hapat se si të ndikojnë shëndetshëm në mirërritjen e tij

 

Marrëdhënia me ushqimin që në fëmijërinë e hershme dikton sjelljet e një fëmije me ushqyerjen të cilat reflektohen më vonë edhe në moshë madhore.

Lindita Biraçi Kërçyku, mësuese dhe psikologe zhvillimi

Lindita Biraçi Kërçyku, mësuese dhe psikologe zhvillimi

Është shumë e rëndësishme mënyra se si edukojmë veten dhe fëmijët në vendosjen e kontaktit me ushqimin, duke e bërë pikërisht këtë marrëdhënie një gur themeli në mënyrën se si ne konsiderojmë ushqyerjen si proces domethënës.

Ushqimi dhe ushqyerja janë proces i edukimit…

Ashtu si edukojmë fëmijën të jetë i pastër, të sillet mirë, të flasë ngadalë, ashtu e mësojmë dhe se si të hajë dhe ushqehet.

Është e rëndësishme se si e konsiderojmë dhe edukojmë fëmijën në gjithë këtë proces, ja disa faktorë:

-Si ofrohet ushqimi?

-Sa respektohet fëmija dhe trupi i tij kur ushqehet?

-Sasia me të cilën ushqehet fëmija

-Mënyra dhe koha kur ushqehet

-Ushqimet që preferon fëmija, etj…

4Në praktikën time të punës, shumë prindër të fëmijëve 3-6 vjeç prioritet (interes) kanë ushqimin dhe ushqyerjen si sasi, vakt e jo si proces.

Ushqimi është shumë i rëndësishëm në mirërritjen e shëndetit të fëmijës, por është një nga gjërat e rëndësishme në jetën dhe zhvillimin e tij.

Në jetën e tij fëmija ka dhe përjeton shumë procese, ndodhi, përballje, rregulla, lojëra, komunikim, marrëdhënie me moshatarët, mësuesit, ambientin.

Pra nuk është ushqyerja sfida e vetme në jetën e një fëmije. Marrëdhënia me ushqimin është një proces neurologjik, biologjik, gjenetik.

Prindi në procesin e mirërritjes dhe ushqyerjes së fëmijës në radhë të parë duhet të respektojnë fëmijën e tij.

Kur ai nuk e do, s’e shijon një ushqim, prindi nuk duhet t’ia japë atë me zor. Prindi e konsideron fëmijën në procesin e përzgjedhjes, blerjes, përgatitjes së ushqimit.

Kur fëmija bëhet pjesë e këtyre proceseve, ai brendëson dhe vë kontakt me ushqimin dhe mënyrat si përgatitet, shërbehet, konsumohet.

Secilin nga proceset e mësipërme, prindi e flet, e shpjegon, e demonstron përpara dhe bashkë me fëmijën.

Pra prindërit duhet të eksplorojnë së bashku me fëmijët dhe të provojnë mënyra alternative gatimi, duke eksploruar kështu tekstura dhe shije të ndryshme dhe ta konsumojnë ashtu si fëmijës i përshtatet. 

Në gjithë sa u tha më sipër, më e rëndësishmja është që prindi të ulet e të kuptojë fëmijën e tij në qasjen me ushqimin, shijet, nevojat… Pra prindi duhet të:

*Respektojë fëmijën

*Njihe atë

*Kupto atë që ai do

*Ndihmoje të krijojë kontakte me boten, ushqimin

*Luaj me të dhe ushqeni njëri-tjetrin

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top