Në fokus

October 5, 2020 | 8:36

Mësojuni fëmijëve tuaj vlerat e pavarësisë dhe guximit

Askush nuk do t’ju tregojë se si t’i edukoni vajzat tuaja, as nuk do t’ju shpjegojnë se çfarë është e drejtë dhe e gabuar. Sidoqoftë, ekziston një mësim që është po aq i rëndësishëm sa është i nevojshëm, për të cilin ju nënat keni përgjegjësinë. Ju do të duhet t’u shpjegoni vajzave tuaja të vogla se pavarësia, respekti dhe dashuria për veten janë më të rëndësishme se bukuria.

Bukuria nuk është gjithçka

Kur një ditë vajzat tuaja rriten dhe fillojnë të përballen me botën, ato ndoshta do të bien në atë grackë shoqërore që imponon standarde të paracaktuara të bukurisë. Atëherë detyra juaj do të jetë t’i merrni për dore dhe t’u shpjegoni vlerat e jetës.

Vlera e një gruaje

Shpjegojuni vajzave tuaja të vogla se vlera e një gruaje nuk matet me pamjen fizike dhe as me peshën e saj. Mos përmbushja e standardeve estetike të shoqërisë nuk do të thotë të dështosh në çdo fushë.

Kundër kultit të paraqitjes

Ftojini vajzat tuaja të vogla të realizojnë ëndrrat e tyre të vërteta, edhe ato në dukje të pamundura. Largojini ato nga kulti i paraqitjes dhe mësojini të zgjedhin të jenë dhe jo të duken.

Shkalla e vlerave dhe përvojave

Ndihmojini gratë e së nesërmes të ndërtojnë një shkallë të rëndësishme vlerash që nuk kanë bukurinë ose pamjen në plan të parë. Shpjegojuni atyre se përvojat më të mira në botë janë ato të thjeshta dhe autentike.

Pavarësia

Mësojini vajzave tuaja pavarësinë, shoqërore, sentimentale dhe ekonomike. Shpjegojuni atyre se ato nuk duhet të varen kurrë nga asgjë ose dikush dhe se i vetmi zë që do të duhet të ndjekin gjithmonë është ai i zemrës.

Mësojini të guxojnë

Mësojini vajzat tuaja të vogla të guxojnë, gjithmonë dhe në çdo rast. Edhe nëse kjo do të thotë të jesh ndryshe dhe të shkosh kundër rrjedhës.

Prioritetet e duhura

Shpjegojuni atyre se një aheng ose ngjarje joshëse nuk do të krahasohet kurrë me gëzimin e një mbrëmjeje në shoqërinë e dashurive të vërteta. Dhe për të qenë të lumtura ato nuk kanë pse të ndërtojnë një imazh që duhet domosdoshmërisht të kënaqë shoqërinë, por ta rrethojnë veten me njerëz që i pranojnë ashtu siç janë.

Kurioz dhe rebel

Qofshin të fortë, kuriozë dhe rebelë. Ato duhet të dinë të thonë JO, përsëri dhe përsëri, për çdo abuzim. Nuk duhet të pranojnë kurrë të quhen të bukura, por bosh. Mësojuani këtë grave të së nesërmes.

Bukuria e vërtetë

Mësojini vajzat tuaja të jenë të forta dhe të guximshme, me të gjitha dobësitë e tyre. Shpjegojuni atyre se ato kurrë nuk duhet ta fshehin thelbin e tyre të vërtetë sepse në të fshihet bukuria e vërtetë.

 

 

Burimi / https://dilei.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top