FB

January 11, 2023 | 9:02

Fëmijët duhet të qëndrojnë jashtë edhe në dimër, ja pse!

Kur bën ftohtë, shumë nëna shmangin nxjerrjen e fëmijëve jashtë sepse kanë frikë se lagështia, ngrica dhe temperaturat e ulëta do t’i sëmurin të vegjlit. Kështu, i mbyllin në shtëpi, nuk i lënë të dalin të luajnë në oborr me miqtë e tyre dhe mes një udhëtimi në park dhe qendrës tregtare zgjedhin këtë të fundit! Asgjë nuk mund të jetë më e gabuar, sepse në këtë mënyrë ju rrezikoni nga infeksionet kur qëndroni shumë orë në dhoma të mbyllura, ndoshta pa hapur kurrë dritaret dhe pa ajrosur ambientin.

j

Në realitet, pikërisht në ambiente të mbyllura dhe në vende shumë të ngarkuara (shkolla, kopshte, kinema, etj.) që ka një përqendrim më të madh të baktereve, shanset për t’u sëmurur pranë një personi të infektuar janë më të larta se sa jashtë.

Por cilat janë arsyet pse, sipas mjekëve pediatër, fëmijët duhet të qëndrojnë jashtë edhe në dimër? Çfarë përfitimesh ka? Dhe çfarë masash duhet të merren?

 

Shëtitjet, sportet në natyrë dhe lojërat në park

Gjithmonë mendohet se vetëm pranvera dhe vjeshta janë stinët ideale për t’iu përkushtuar aktiviteteve në natyrë; në fakt edhe dimri duhet jetuar në maksimum dhe prindërit nuk duhet t’i ndalojnë fëmijët e tyre të bëjnë aktivitete dhe lojëra jashtë shtëpisë nga frika se mos sëmuren.

Në të vërtetë, edhe të porsalindurit e mbuluar siç duhet, duhet të nxirren jashtë gjatë orëve më të nxehta të ditës sepse në këtë mënyrë forcohet sistemi imunitar.

Mundohuni të mendoni për vendet e Evropës veriore: atje është absolutisht normale që të vegjlit të luajnë në borë ose në shi!

Avantazhi i parë përse fëmijët duhet të jenë jashtë është se në këtë mënyrë sulmohen viruset dhe bakteret dhe shmanget përhapja e tyre, gjë që ndodh në vende të mbyllura.

Prandaj, sportet në ajër të hapur si regbi, futbolli dhe skijimi janë të mirëseardhura. Rekomandohet absolutisht që pas shkollës të kaloni të paktën një orë në park, lërini fëmijët të luajnë në oborrin e shtëpisë ose t’i çoni për një shëtitje me biçikletë.

Për më tepër, gjatë stinës së dimrit të gjithë bëhemi më dembelë dhe inkurajimi i familjes për të dalë jashtë duke bërë aktivitete stimuluese lufton një mënyrë jetese sedentare!

 

Mbulohu mirë dhe dil në orët qendrore

Për arsyet e përmendura më sipër, fëmijët duhet të kalojnë disa orë jashtë edhe në dimër; e rëndësishme është që ata të kenë veshje të përshtatshme, veçanërisht nëse lëvizin dhe djersiten, rekomandohet veshje teknike për të shmangur shpërndarjen e nxehtësisë së trupit.

Nuk duhet të harrojmë kapelën dhe shallin që mbrojnë rrugët e frymëmarrjes dhe shmangin infeksionet e veshit dhe bronkitin dhe dorezat për të parandaluar ftohjen e duarve.

Për më tepër, nëse fëmijët lagen shumë nga shiu ose bora, ata duhet të thahen dhe ndërrohen me kujdes.

Së fundmi, duhet të preferohen orët më të nxehta të ditës, kur temperaturat nuk janë tepër të ftohta dhe mund të shijoni të mirat e diellit dhe dritës.

 

Burimi amando.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top