Aktualitet

March 6, 2022 | 21:36

Fëmijët e Kiev…

Nga Antonella Boralevi, shkrimtare italiane

Polina humbi jetën nga lufta në moshën 10-vjeçare. Dhe të gjithë të tjerët të gjallë, por me prindërit e tyre në llogore.

220224035154-11-ukraine-0224-large-169

Është e diel. Fëmijët tanë janë në park, janë me gjyshërit për drekë, janë duke bërë ski, janë në breg të detit, janë duke ecur me biçikletë me babin. Ata janë të bukur, janë të qetë, janë fëmijë. Dhe fëmijët kanë të drejtën e lumturisë.

Polina është 10 vjeç dhe flokët e saj i kanë një tufë rozë. Ajo ka sytë e lumtur të një vajze të vogël që shikon nga e ardhmja. Ajo është e bukur, është e qetë. Buzët e saj janë ngjeshur pak nga një buzëqeshje që më duket edhe gazmore dhe e mençur. Dhe këtu prishet gjithçka. Në këtë pikë të saktë që e ndan fëmijërinë në dysh.
Polina është ukrainase. Ajo u shua në Kiev nga bombardimet, ose ndoshta e topizuar nga tanket e Putinit. Ajo po udhëtonte me makinë me babain dhe nënën e saj, me Sofinë dhe Semyon, vëllezërit e saj të vegjël. Ata ikën. Dhe e gjetën veten si pre. Prindërit e saj vdiqën menjëherë, Anton Kudrin dhe Svetlana Zapanduskaya. Vëllai i vogël Semyon, ishte vetëm 5 vjeç, vdiq të premten në spitalin Okhmandyr. Motra e madhe, Sofia, 13 vjeç, është kapur pas jetës në një terapi intensive.  Edhe Polina ishte transportuar të enjten nën bomba në spital, edhe ajo ishte në kujdes intensiv. Fotoja e saj është dhënë për mediat nga nënkryetari i bashkisë së Kievit Bondarenko.

Lajmi vjen nga Telegrafi anglez. Këtu është ajo, Polina. Na shikon dhe vështrimi i saj i pafajshëm na thërret.
Polina na flet për një jetë të barabartë me atë të fëmijëve tanë, me të njëjtin gëzim, të njëjtat ëndrra, të njëjtat përqafime, të njëjtat teka. Dhe kjo na detyron, besoj, të dëgjojmë.

Ndjeni frymën e saj, ndjeni frikën e saj. Dëgjoni zhurmën e tankeve rreth makinës së vogël duke u përplasur drejt sigurisë. Nuk është e vështirë t’i shohësh, atë nënë, atë baba që merr për dore fëmijët e tyre, një karrocë, një çelës që mbyll derën e shtëpisë dhe pastaj shkallët, rrugën, dyert që përplasen dhe zemrën që dridhet.

Oh, jam e sigurt që asnjë prej të pestëve nuk e lejoi zërin e saj ta thoshte këtë. Jam e sigurt që babi dhe mami u treguan fëmijëve të tyre qetësi dhe butësi, ata ndërtuan një flluskë paqeje për ta, ‘do ta shihni, do të jetë mirë, së shpejti do të jemi në vend. Së shpejti’.
100 fëmijë vdiqën në Kharkiv në vetëm një ditë.
Vetëm fëmijët janë gjysma e refugjatëve që mbërrijnë në Evropë. Prindërit e tyre i dërgojnë për siguri dhe vetë mbeten aty që të luftojnë. A nuk është edhe ky një mendim i paqëndrueshëm?

E shikoj dhe e vlerësoj buzëqeshjen e Polinës dhe do të doja t’i bëja një përkëdhelje. Dhe më shkon mendja se ajo ka vdekur, por ajo është e gjallë, ajo është e fortë, ajo është e palëkundur. Si shpirti i Ukrainës së saj.

 

Përgatiti Orjona Tresa | Burimi HuffPost

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top