Këshilla & Arsye

November 8, 2019 | 8:20

Fëmijët e zhvillojnë sensin e humorit që në moshën 1-vjeçare

Kur bebet janë 6-muajshe shohin se si prindërit e tyre qeshin me ngjarje absurde dhe i monitorojnë nga afër ata për të përcaktuar nëse diçka është qesharake, dhe sipas këtij studimi një sjellje e tillë i ndihmon bebet të zhvillojnë sensin e humorit.

Studimi monitoroi 30 bebe kur ishin 6-muajshe dhe kur u bënë 1 vjeç. Kur bebet ishin 6-muajshe ato reagonin ndaj një ngjarjeje apo sjelljeje të prindërve të tyre pa u ndikuar nga shprehia e mimikës së prindit.

Ndërsa kur ata ishin pak më të rritur, rreth moshës 1-vjeçare, bebet qeshnin me situata të caktuara edhe në rastet kur prindërit nuk shfaqnin asnjë shprehi faciale.

Studimi vërtetoi se kur fëmijët janë 1 vjeç fillojnë t’i shohin prindërit e tyre si burim i informacioneve emocionale, dhe ky hap është mjaft i rëndësishëm për aftësinë e marrjes së këshillave emocionale nga prindërit atëherë kur kjo është e nevojshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top