Mirëqenie

November 8, 2019 | 8:14

Ja çfarë ndodh me trupin tonë nëse pimë ujë sapo zgjohemi

Uji edhe pse jo ushqyes, parandalon ndryshimet e papritura të temperaturës së trupit dhe ndihmon në largimin e nxehtësisë përmes djersës. Në të njëjtën kohë, ai rregullon peshën e trupit dhe ndihmon në parandalimin e dehidratimit. Në lindje, 75% e peshës sonë është e përbërë nga uji, por ndërsa plakemi zvogëlohet në 60%.

Nevojat ditore për ujë ndryshojnë në varësi të moshës sonë, gjinisë dhe aktiviteteve tona të përditshme. Si rezultat, duhet të pimë 7-8 gota ujë çdo ditë në mënyrë që trupat tanë të jenë të hidratuar.

Gota e parë e ujit duhet të konsumohet sapo zgjoheni

Natën trupat tanë lëshojnë lëngje. Prandaj dehidratohet. Pirja e gotës së parë me stomakun bosh ndihmon trupin tonë të funksionojë siç duhet.

Në të njëjtën kohë ne arrijmë:

 – Të rrisim prodhimin e qelizave të reja

– Të kemi lëkurë me shkëlqim

– Shëndet më të mirë të sistemit limfatik

– Peshë fikse ose humbje nëse kombinohet me një dietë të shëndetshme

– Rezistencë më të madhe të trupit ndaj sëmundjeve

 

 

Burimi / Oranews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top