Në fokus

April 14, 2020 | 8:01

Fëmijët në shtëpi, 10 këshillat e pediatërve për t’u organizuar ditën

 

Mes sportit dhe detyrave shtëpiake, këtu janë sugjerimet e treguara nga Shoqata Italiane e Pediatrisë (Sip) për të përballur sa më mirë periudhën e distancimit shoqëror. 

Ndërsa rihapja e shkollave është ende një mirazh, Shoqata Italiane e Pediatrisë (Sip) mbështet “Jemi në shtëpi: Koronavirus dhe fëmijët, 10 këshilla për familjen”, një udhëzues për të përballuar sa më mirë periudhën e distancimit shoqëror së bashku me të vegjlit. Jo për zhytjen e plotë drejt televizionit, po për sportin në kushtet e shtëpisë dhe përfshirjen e fëmijëve në aktivitete shtëpiake dhe hapësirë për hobi. Këto janë vetëm disa nga këshillat e hartuara nga pediatrit për prindërit, duke u bërë thirrje që t’i  ndihmojnë fëmijët e mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë.

1

Dekalogu

Organizoni ditën sipas një modeli të saktë, nga zgjimi deri në kohën e gjumit, duke respektuar atë që ishte orari para koronavirus.

Shmangni mbajtjen hapur të televizorit gjatë gjithë kohës, por zgjidhni çdo ditë se çfarë të shihni, duke shmangur një tepricë informacioni mbi koronavirusin.

Nëse keni ambiente të hapura, siç janë tarracat, kopshtet dhe oborret, caktoni një orë në ditë aktivitete të lira në natyrë, duke respektuar distancimin shoqëror. 

Përfshijini fëmijët, në raport me moshën, në aktivitete shtëpiake, duke i ndihmuar në këtë mënyrë të stimulojnë ndjenjën e  përgjegjësisë.

Cilat janë qëndrimet e fëmijëve tuaj? Sot më shumë se kurrë është koha për të kultivuar pasione, siç është muzika dhe arti, ose për të filluar koleksionimin e diçkaje.

Të gjithë në kuzhinë! Përfitoni nga koha së bashku për të mësuar se si të gatuani dhe të hani shëndetshëm (cilat dhe sa ushqime).

Bëjini t’ju ndihmojnë për të sistemuar blerjet, duke u shpjeguar se çfarë keni blerë, si dhe ku duhet të ruhen.

Kultivoni higjenën personale në mënyrë të pavarur, nga larja e duarve deri tek ajo e dhëmbëve dhe higjena e mjedisit.

Fto secilin anëtar të familjes të marrë rradhën duke thënë diçka. Asnjëherë si në këtë periudhë nuk është i  rëndësishëm përballja prind-fëmijë, për të përpunuar frikën dhe shqetësimet.

Dita ideale për fëmijët në shtëpi

Së bashku me dekalogun, Sip propozon edhe ditën ideale për fëmijën. Së pari, zgjohuni si kur shkonit në shkollë, duke ngrënë mëngjes dhe duke larë dhëmbët. Më pas, aktivitetet në shtëpi dhe shkollë, kontakt telefonik ose video me miqtë dhe të afërmit. Pas drekës, aktivitet i lirë, siç janë televizioni, kompjuterët, librat ose lojërat me karta dhe aktivitetet e reja “shkollore”. Pra, gatime dhe, nëse është e mundur, aktivitete në natyrë në tarracë ose në oborr dhe aktivitete argëtuese ose hobi. Më në fund, darka dhe gjumi me një lexim apo një përrallë, sikur të nesërmen do të shkonim në shkollë. Pa harruar të “lani duart para edhe pas ngrënies” dhe “të ndihmoni në vendosjen dhe pastrimin e tryezës”.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top