Studim

July 5, 2018 | 13:43

Konsumimi i peshkut parandalon demencën

Demenca deri tani nuk mund të parandalohet krejtësisht, por disa veprime mund ta rrisin rrezikun. Konsumimi i peshkut si pjesë e një diete të balancuar mirë, njihet si mënyrë për ta parandaluar ngadalësimin mendor që ndërlidhet me këtë sëmundje.

Shoqata e Alzheimerit ka shkruar se nga të dhënat që kanë ata në disponim, rezulton se peshku priret ta reduktojë rrezikun e problemeve të tilla që ndërlidhen me moshën dhe përmirëson shumë aspekte të shëndetit.

“Ka shumë dëshmi të mira që thonë se peshku, i cili përmban omega-3, është i mirë për shëndetin. Shumë raporte kanë treguar se e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të demencës, e posaçërisht kur konsumohet si pjesë e një diete të shëndetshme”.

Edhe një studim i publikuar vitin e kaluar në ‘Journal of Alzheimer’s Disease’ ka raportuar se konsumimi i peshkut një herë apo dy në javë mund ta parandalojë demencën.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top