FB

January 10, 2025 | 7:02

Fëmijët pasqyrojnë mjedisin e tyre, marrëdhëniet dhe dinamikën e familjes

 

Shumë prindër paraqiten te psikologu duke e mbajtur për dore fëmijën e tyre dhe duke thënë me sinqeritet, por edhe indinjatë: “Rregullojeni, ju lutem. Nuk dëgjon, inatoset, nuk bashkëpunon”. Në atë moment ndihem si të isha mekanik automjeti, gati për të rregulluar pjesën e “problemit”. Ironia është se, shpesh, nuk është fëmija ajo/ai që ka nevojë për ndryshim por “drejtimi i sjelljes” së prindërve.

alda-bircaj-okokok

Fëmijët veprojnë si pasqyra…, ata pasqyrojnë mjedisin e tyre, marrëdhëniet dhe dinamikën e familjes. Kur një fëmijë shfaq probleme në sjellje, ankth apo vështirësi në bashkëpunim, në shumicën e rasteve kjo nuk është thjesht një “defekt” i fëmijës, por një reagim ndaj rrethanave në të cilat ai jeton. Si është komunikimi në shtëpi? A ka stabilitet, kufij dhe mbështetje? A tregojnë prindërit mirëkuptim dhe pranim apo ka kritika, presione dhe krahasime?

Hulumtimet tregojnë se fëmijët që rriten me marrëdhënie të qëndrueshme dhe mbështetëse janë më të aftë të menaxhojnë emocionet e tyre dhe të sillen më mirë.

lodra-femijetMegjithatë, kur prindërit kanë vështirësi të menaxhojnë stresin ose pritshmëritë e tyre, kjo shpesh fshihet tek fëmijët. Detyra e psikologut, pra, nuk është të “rregullojë” fëmijën e trazuar, por të ndihmojë prindërit të shohin se si mund ta mbështesin më mirë fëmijën përmes qëndrimit të tyre.

Roli i prindërve është thelbësor sepse ata përcaktojnë atmosferën në shtëpi. Janë ata që vendosin kufijtë, mësojnë se si të menaxhojnë emocionet dhe më e rëndësishmja të udhëheqin me shembull. Një fëmijë nuk do të mësojë të qetësohet kur prindërit e tij bërtasin gjatë gjithë kohës. Ai nuk do të mësojë të dëgjojë kur nuk ndihet e/i dëgjuar.

Me pak fjalë, “puna” fillon me prindërit. Kur ata punojnë në komunikimin e tyre, vetërregullimin dhe durimin, atëherë fëmija natyrisht do të fillojë të ndryshojë. Dhe këtu vjen e vërteta e madhe e psikologjisë: ne nuk nuk ndreqim fëmijët, por mjedisin e tyre. Dhe kjo, ndonjëherë, është e gjitha “mjeshtëria” që nevojitet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top