Aktualitet

January 14, 2022 | 15:02

Feministët në Shqipëri pagëzojnë 20 rrugë me emrat e 20 grave të vrara nga burrat

Emrat e rrugëve të Tiranës u mbuluan me emra të grave të vrara nga burrat e familjeve të tyre. Mbrëmjen e djeshme aktivistët e Kolektivit Feminist në Tiranë ndërmorën një aksion për gratë e vrara nga “dhuna patriarkale në Shqipëri”. 20 emrave të rrugëve të kryeqytetit iu ngjitën përsipër përkohësisht emrat e 20 viktimave që u vranë përgjatë vitit 2021.

“Në një shoqëri ku dhuna strukturore dhe patriarkale i shndërron gratë në viktima dhe burrat në kriminelë e ku krimi justifikohet e për të cilin vazhdimisht fajësohet viktima, reagimi masiv për një transformim rrënjësor është domosdoshmëri”, ka thënë Kolektivi Feminist.

Ato thanë se vrasja e grave dhe dhuna me bazë gjininë, nuk janë çështje private por shoqërore dhe politike.

“Adresimi i tyre meriton vëmendje gjithëpërfshirëse dhe akte konkrete institucionale që garantojnë drejtësi për viktimat; mbrojtje, siguri e mirëqenie për të mbijetuarat dhe politika sociale që parandalojnë dhunën dhe hapin rrugën për barazi e drejtësi shoqërore”, thuhet në njoftim.

Burimi / https://euronews.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top