Në fokus

November 21, 2020 | 8:20

Femra bëhet më e butë kur mashkulli buzëqesh

Buzëqeshja është ilaçi për të zbutur një femër. Sipas studiuesve në Universitetin e Granadës në Spanjë, sekreti për të ëmbëlsuar femrën varet nga mashkulli.

Buzëqeshja e një mashkulli i zbut gratë. Janë bërë tri eksperimente me njerëz të ndryshëm, me në fokus këtë temë, të cilat kanë konfirmuar studimet e mëparshme. Nëse mashkulli është figura dominuese në çift, kur reagon ndaj çdo sjelljeje të gruas me buzëqeshje, edhe gratë janë më të buta.

Studiuesit arritën në përfundimin se gratë, përballë buzëqeshjes së burrit të tyre, kanë tendencën të jenë të përulura dhe të sjellshme. Madje edhe në vendin e punës, përballë kërkesave me buzëqeshje të eprorëve apo kolegëve, femrat janë më zemërgjera.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 152

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top