Mirëqenie

November 21, 2020 | 8:22

Ndryshimet që ju ndihmojnë të reduktoni stresin, kur punoni nga shtëpia

Tani që jemi në një valë të dytë të pandemisë, shumë njerëz mund të fillojnë punën nga shtëpia dhe shumë prej këtyre njerëzve kjo përkthehet në stres dhe probleme me shëndetin mendor. Por ekzistojnë disa ndryshime që çdokush mund ti bëjë në hapësirën e punës për të reduktuar stresin. Ekspertët kanë treguar si mund të ulni stresin ndërkohë që punoni nga shtëpia.

Shfrytëzoni dritën

Tani që errësohet më shpejt, është e rëndësishme të shfrytëzohet drita aq sa mundemi pasi është mënyra më e mirë për të luftuar stresin dhe për të rritur humorin. Ka një arsye pse hapësirat e ndritshme dhe të ajrosura na bëjnë të ndihemi mirë. Lee Chambers, psikolog tregon se ekspozimi natyror i dritës mund të zvogëlojë stresin, përgjumjen dhe të rrisë produktivitetin.

“Drita natyrale ka përfitime të shumta për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Ekspozimi ndaj dritës natyrore rrit prodhimin tonë të serotoninës, një hormon që rrit humorin, i cili ndikon pozitivisht në gjendjen shpirtërore, përqendrimin, produktivitetin dhe cilësinë e gjumit.” tregon ai.

Për më tepër, ajo ndikon në ritmin tonë cirkadian dhe shumë procese të tjera biologjike, madje edhe presionin e gjakut. Siç tregon Lee, ekspozimi natyror i dritës është gjithashtu përgjegjës për prodhimin e vitaminës D, e cila është edhe më e rëndësishme gjatë muajve të dimrit.

Megjithëse nuk jemi të gjithë të bekuar me dritare të mëdha dhe dhoma të mëdha, me ndriçim të shkëlqyeshëm, përpiquni të shfrytëzoni sa më shumë dritën. A ka ndonjë dhomë apo vend në shtëpinë tuaj që ka më shumë dritë gjatë ditës? Nëse po, pse të mos lëvizni tryezën tuaj për ta shfrytëzuar në maksimum?

Lyeni dhomën me ngjyra të lehta

Është mirë që të ndiheni sa më rehat në hapësirën tuaj të punës dhe diçka të tillë mund ta bëni duke e lyer atë. Lucy Ackroyd, dizejnuese, tregon se zgjedhja e ngjyrave të lehta, natyrore është mënyra perfekte për ti dhënë një dorë qetësisë shpirtërore.

“Ngjyrat e qeta si roza, jeshile e hapur dhe ato neutrale si bezha dhe grija mund të krijojnë një atmosferë qetësuese duke mbajtur akoma një ndjesi komode. Përfshirja e nuancave më të thella të blusë dhe të verdhës mund të ndihmojnë gjithashtu për të nxitur ndjenjat e optimizmit dhe pozitivitetit.” tregon Lucy.

Mbani bimë në shtëpi

Shtimi i disa bimëve në hapësirën tuaj të punës nuk është vetëm një mënyrë e shkëlqyeshme për të rregulluar shtëpinë tuaj por gjithashtu mund të ndihmojë shëndetin tuaj mendor. Siç shpjegon Sophie Lewis, dizajner i brendshëm, shumë studime kanë treguar se bimët përmirësojnë përqendrimin dhe produktivitetin, ulin nivelin e stresit dhe rregullojnë gjendjen shpirtërore.

“Është provuar gjithashtu se duke parë gjelbërimin dhe natyrën na ndihmon të ndjehemi më të qetë.” tha Sophie.

Krijoni atmosferë

Shumë prej nesh janë të njohur me idenë e ndezjes së një qiriu për të krijuar një ndjenjë qetësie kështu që pse të mos e mbartim këtë qasje në mjedisin tonë të punës? Sipas Nicola Elliot, themeluese e “Neom Organics” një dyqan që shet produkte organike, aroma dhe atmosfera e krijuar rreth e rrotull ka një rol të madh në qetësinë e çdo personi.

“Tani që shtëpia jonë është bërë një vend që kalojmë shumë kohë, është e rëndësishme të mendojmë se si mund ta bëjmë atë ambientin më të bukur të mundshëm.” shpjegon ajo.

Ndryshimet e vogla, të tilla si përdorimi i vajrave esencialë për të krijuar atmosferën e duhur përreth shtëpisë tuaj, mund të kenë një ndikim çuditërisht të madh. Nëse e shihni veten duke u stresuar shpesh gjatë gjithë ditës, merrni parasysh të përdorni vajra apo qirinj pasi aroma dhe qetësia që ato japin kanë fuqinë të zvogëlojnë nivelet e kortizolit tek individët që përjetojnë stres.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top