Në fokus

October 25, 2015 | 14:06

Femra ideale

fleuraNga: Fleura Shkëmbi

Formula për femrën perfekte duket e thjeshtë në sipërfaqe:

E nxehtë/seksi + e zgjuar + e qeshur = E duhura

Por studime pas studimeve na dalin gjëra dhe cilësi të reja që një femër duhet të ketë për të qenë idealja e mashkullit!

Meshkujt pëlqejnë femrat që qeshin me shakatë e tyre
Studiuesit kanadezë kanë gjetur se meshkujt tërhiqen më shumë nga femrat të cilat qeshin me shakatë e tyre edhe kur ndoshta janë bajate. Nga meshkujt e pyetur, 75% thonë se sensi i humorit është karakteristik që femrat duhet ta kenë. Turivarurat, negativet janë të lodhshme. “Ma nxiu jetën që nuk pëlqen asgjë”, “Do shikoj vetëm të këqijat në çdo situatë”, “Nuk durohet një femër e tillë gjithë jetën se ta prish ditën që në mëngjes”.

Buzëqeshja
Sipas një studimi të revistës “Emocion”, meshkujt pëlqyen më shumë femrat e qeshura ku dukeshin edhe pak dhëmbët, ndërsa femrat parapëlqyen më shumë meshkujt seriozë. Buzëqeshja konsiderohet si pjesë femërore, jo e egër, e brishtë dhe e nënshtruar/e bindur, e relaksuar dhe mirë me veten. Kush nuk do ta dëshironte një femër të tillë? “Ka një buzëqeshje që më çmend, më zbut sa herë që jam i nevrikosur”, “Nuk e ngre dot zërin kur ajo më buzëqesh”, “Më relakson sa herë shikoj fytyrën e saj të qeshur”.

 Meshkujt i vijnë vërdallë gjoksit të madh
Lajmi i njohur: Meshkujt pëlqejnë gjoksin e femrave! Lajm akoma edhe më i njohur: Meshkujt pëlqejnë gjoksin e madh!!! Sipas studimit del se meshkujt që pëlqejnë seksin që ju sjell rasti apo fati i momentit, ndikohen nga madhësia e gjoksit të femrës. Gjoksi i madh në të pavetëdijshmen e meshkujve tregon pjellori prandaj edhe tërhiqen nga madhësia, pa lënë mënjanë pamjen vizive që i jep gjoksi i madh formave të trupit të një femre. Revistat, imazhet dhe pornostaret janë pothuajse gjithmonë me gjoks të madh. Askush nuk e privon veten për t’i çuar sytë te një gjoks i madh!

Këmbët e gjata janë joshëse
Në përgjithësi mendohet se njerëzit e gjatë janë më tërheqës se ata më të shkurtër, por kjo nuk është apriori sepse kemi raste që vërtetojnë të kundërtën. Por studimet tregojnë se meshkujt pëlqejnë femrat me këmbë të gjata. Arsyet mund të jenë individuale, ndërsa përgjigja e përgjithshme: Duken më seksi! Meqenëse meshkujt çdo gjë e kanë të lidhur me dukjen seksi. Po t’ju themi se mund t’i ketë këmbët e gjata dhe të bukura por gjatë seksit mund të jetë e ftohtë dhe arrogante, kë do zgjidhnit ju në këtë rast?

Numri i këmbës tregon shumë

Po gjatë studimeve ka dalë se meshkujt pëlqejnë katër herë më shumë femrat me këmbë të vogël që duken më të bukura, gjë që na tregon se meshkujt e konsiderojnë këmbën e vogël si më femërore dhe më tërheqëse. Eh meshkujt, gjithmonë konfuzë në atë që duan: femër me këmbë të gjata dhe shputë të vogël nuk mund të jetë sepse i bie të rrëzohet rrugës dhe mos të ruaj ekuilibrin.

Femrat në karrierë konsiderohen seksi
Mendojnë vërtet që janë më seksi apo parapëlqejnë që ato të kontribuojnë në buxhetin e familjes sepse meshkujt e pyetur për partneren e tyre ideale shprehen se kërkojnë një femër e cila i fut të ardhurat e saj në marrëdhënie. Kanë filluar ta humbin instinktin e gjuetarit: femra në shpellë duke u kujdesur për zjarrin dhe fëmijët, e mashkulli në pyll! E çuditshme se nga ana tjetër kërkojnë gjoksin e madh për pjellori?!

Inteligjenca rifreskon mendjen

Në gazetën e studimeve të seksit, meshkujt raportojnë se ndihen më të kënaqur kur partneret e tyre janë të shkolluara, por nga ana tjetër raportojnë të jenë më të pakënaqur nga martesat kur shtylla e familjes është gruaja. Suksesi të bën të konsiderohesh si femër seksi por më kujdes! Femra jo shumë sukses se na tremben meshkujt. Kanë frikë se ju ikën pushteti nga duart sepse janë të ndërgjegjshëm se ai që ka financat ka pushtetin.

E kuqja si shpëton syrit

Meshkujt u vendosën përpara fotove me femra të cilat kishin veshur të brendshme të kuqe dhe një pjesë tjetër të bardha. Rezultati: meshkujt përcaktuan si më tërheqëse, më seksi dhe më të dëshiruara ato që kishin veshur të kuqe sesa ato me të bardha. Të gjithë e dimë se e kuqja tregon potencë, forcë, sensualitet ndërsa e bardha pastërti dhe brishtësi.

Flokët e zinj janë të preferuar

Në një studim të bërë në 2011 në Angli, meshkujt i rendisnin zeshkanet si më tërheqëse fizikisht krahasuar me femrat kokëkuqe, bionde apo flokë kafe. Nga i njëjti studim doli se meshkujt i shikojnë zeshkanet si më inteligjente, më kompetente dhe më të arritshme. Një studim tjetër në “Florida State University” doli se meshkujt i konsiderojnë flokëzezat si më të besueshme, më serioze dhe më të qëndrueshme. Mos të harrojmë që studimi është bërë në Angli ku shumica janë bionde se do ndryshonte gjithçka po të bëhej në Afrikë. Ne mund ta shtojmë listën pafund, por vetëm sa do na shkojë jeta duke menduar se çfarë duan meshkujt, se si të jemi ideale për ata, ndërkohë mund të jemi vetvetja me perfeksionin dhe jo perfeksionin tonë; me këmbë të madhe apo shalë të gjata, të dimë të aktrojmë në seks apo të themi se nuk u mjaftuam. Meshkuj nuk janë budallenj. Ata e dinë se nuk ekziston një femër ideale aty përjashta, prandaj kur vjen momenti për t’u martuar bëjnë kompromise që të ndihen mirë në marrëdhënie. Ata duan dikë në jetën e tyre që ta kenë si:

Shoqe

Partnere

Të dashur

Mjafton të përmbushim këto dëshira dhe do jemi idealja për çdo mashkull. Dua të ndaj diçka nga një pacient mashkull 65 vjeç, i edukuar, kulturuar, i lexuar dhe me një status social gjatë gjithë jetës së tij. “Nëse do ta dinte gruaja ime se sa të dashura kam pasur gjatë jetës sime do t’i kishte shkulur leshtë e kokës”. E megjithatë ai vazhdon të mësojë ata që janë në krizë me martesën se familja nuk duhet prishur, pra gruaja nuk duhet ndarë për shkak të lumturisë së fëmijëve, ndërsa beqarëve u sugjeron të gjejnë një partnere të cilën pas 10 vjetësh kur të ketë përfunduar jeta seksuale e fuqishme, do ta kenë shoqe për të folur kur të ulen në tavolinë për të ngrënë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top