Në fokus

October 25, 2015 | 14:00

Paqja fillon me një buzëqeshje!

fleuraNga: Fleura Shkëmbi

Studiuesit anglezë theksuan se buzëqeshja sjell më shumë kënaqësi se seksi apo çokollatat, kështu që të buzëqeshësh është më e bukur, më e thjeshtë dhe më e mundshme se dy të parat, nëse nuk doni të shëndosheni apo na mungon partneri në ato moment.

A buzëqeshni apo i rrini vetes ngrysur? Buzëqeshja është sekreti i shëndetit dhe i qetësisë. Teoria për buzëqeshjen e shpirtit bazohet në atë që kur ne buzëqeshim si Buda, gjithë bota hidhet mbrapa nesh.

Nënë Tereza besonte se: “paqja fillon me një buzëqeshje”.

Një buzëqeshje e sinqertë na ngroh shpirtin dhe na bën të ndihemi më mirë me veten dhe më të tjerët. Një buzëqeshje na bën të ndihemi më të qetë ndërsa një ngrysje na bën nervoz, na çon drejt sëmundjeve dhe depresionit, e bazuar kjo në mjekësinë moderne por edhe atë tradicionale. Nëse buzëqeshim i bëjmë një dhuratë vetes dhe të tjerëve. Gjuha universale e të buzëqeshurit flitet prej zemrës.

Studimet tregojnë se buzëqeshja jo vetëm që na bën të rrezatojmë por edhe ndikon fuqishëm në gjendjen tonë shpirtërore. Dilni përpara pasqyrës, mbani shpatullat drejtë dhe buzëqeshni. Askush në këtë moment nuk mund të jetë i mërzitur. Këtë reagim psikologët socialë e shpjegojnë qartë se veprimet ndikojnë të qëndrimet dhe te gjendja jonë shpirtërore. Buzëqeshja krijon efektin “përshëndetje” duke na bërë të ndihemi më optimist, më pozitiv dhe më të motivuar.

Mjafton një buzëqeshje dhe tensioni brenda vetes dhe midis të tjerëve ulet. Mjafton një buzëqeshje dhe njerëzit bëhen më të bukur dhe më të dashur prej të tjerëve.

Provoni një test të vogël: hyni në një dhomë me fytyrën dhe vetullat  ngrysur, ku të gjithë janë të qeshur dhe të gëzuar. Qëndroni pak ashtu dhe do të shikoni ndikimin negativ te të tjerët, të cilëve do fillojë t’u venitet buzëqeshja. Provoni edhe të kundërtën dhe do të shikoni efektin e parezistueshëm të buzëqeshjesh. Po ashtu është vërtetuar se gjykatësit u japin dënim më të ulët njerëzve që buzëqeshin në krahasim me të tjerët. Kamerierët që dinë të buzëqeshin e kanë vërtetuar tashmë se bakshishi është më i madh, apo edhe bebet e dinë mirë se si të tërheqin vëmendjen e njerëzve përreth dhe sesi të përdorin buzëqeshjen për të arritur gjërat që duan. Meqenëse kemi harruar të jemi fëmijë le të mësojmë pak prej tyre kur duam ta bëjmë dikë për vete ose pse jo edhe ta “manipulojmë” dhe të arrijmë ato që duam.

Si të buzëqeshim më shumë:

Të qëndrojmë pranë njerëzve dhe familjes që dëshiron të na shikojë të qeshur. Njerëzit që kanë sens humori, i duan të gjithë dhe janë të preferuar nga kushdo.

Le të shikojmë filma dhe komedi sepse 15 minuta e qeshur është e barazvlefshme me 2 orë gjumë.

Edhe nëse për momentin nuk ndihemi se duhet të buzëqeshim, le të kujtojmë psikologët socialë se veprimi ndikon në qëndrim: buzëqeshni sepse nuk e dimë se çfarë gjëje të bukur mund të na sjellë qoftë edhe një buzëqeshje e vetme.

Le të kujtojmë momente të bukura duke shfletuar fotot tona apo me miqtë, duke parë foto të ndryshme në internet apo duke mbyllur sytë dhe duke sjellë ndër mend momente të mrekullueshme apo shakaje. Truri nuk e bën dot dallimin mes asaj që ndodh vërtet apo asaj që ne imagjinojmë. Le ta shfrytëzojmë këtë hile të vogël për t’u ndjerë sa më mirë.

Studiuesi francez, psikologu Dr. Israel Waynbaum arriti në përfundimin se muskujt e përdorur për të shprehur një emocion ngacmojnë neurotrasmetuesit në tru. Terapia e buzëqeshjes ul nivelin e hormoneve të stresit që janë kortizoli, adrenalina, noradrenalina dhe stabilizon presionin e gjakut, qetëson muskujt, përmirëson frymëmarrjen, redukton dhimbjen, rrit stabilitetin e gjendjes shpirtërore. Sa më shumë të buzëqeshni aq më shumë do të dëshironi, sepse sa herë që buzëqeshim ne hapim një shteg neutral që na çon drejt brendësimit të këtij instinkti.

Përfitimet nga buzëqeshja

Të tjerët na besojnë më shumë. Buzëqeshja e sinqertë dërgon mesazhin e besimit te të tjerët. Studimet tregojnë se besueshmëria rritet me 10%.

Buzëqeshja të tregon më njerëzor. Nuk ka rëndësi ndonjëherë nëse është false apo e vërtetë, por funksionon. Njerëzit që kapen në gabime apo që kanë thyer rregullat e bëjnë gjithmonë për të “kërkuar” falje.

Buzëqeshja e sfidon dhimbjen shpirtërore por edhe fizike, sepse ul nivelin e stresit.

Buzëqeshim për seks. Pse jo kur ka kaq shumë efekte pozitive. Femrat që buzëqeshin janë më të preferuara nga meshkujt. Nëse një femër e shikon vetëm në sy një mashkull, ajo ka sukses vetëm 20% ndërsa kur edhe i buzëqesh 60%. Prandaj duhet të buzëqeshim më shumë të dashura femra.

Mbulon mendimet. Jo pak herë na duhet që të mbulojmë atë që jemi duke sjellë ndër mend.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top