Marrëdhënie

March 11, 2020 | 8:20

Femrat e nënshtruara… Si të gjeni ekuilibrin në çift

Sot, nënshtrimi i femrave nuk përfaqëson një sjellje vlerësuese për seksin tjetër. E megjithatë, të vetëdijshme apo jo, janë të shumta femrat që bëjnë këtë sjellje në jetën në çift. Duke lënë mënjanë origjinën socio-kulturore, nënshtrimi i femrave ndodh mbi të gjitha në sferën e intimitetit në çift dhe në psikologjinë e individëve. Si përkthehet ky nënshtrim në jetën e përditshme? Si shpjegohet ai? Dhe, mbi të gjitha, është e mundur ta thyejmë këtë skemë dhe të gjejmë një ekuilibër të ri?

cift1Në shtëpi, gjithmonë ka qenë mami që është kujdesur për gjithçka. Nuk e ka kërkuar kurrë ndihmën tonë, e bindur se nuk do ta bënim siç duhet një punë. Më duhet të pranoj se kjo sjellje e saj, edhe na pëlqente. E bënte me detaje rolin e “mamit” dhe sakrifikohej shumë, ndërsa im atë edhe sot e kësaj dite e kultivon ende këtë sjellje të saj. Por njëkohësisht, është e qartë se mami im vuan nga mungesa e besimit në vetvete; në fakt kërkon gjithmonë mendimin e tim ati para se të marrë një vendim. Kur flasim për argumente të ndryshëm, im atë ka tendencën ta poshtërojë, edhe pse ime ëmë është një grua inteligjente, e cila ka përfunduar shkollën e lartë shkëlqyeshëm, megjithëse nuk ka punuar asnjë ditë në jetën e saj”, rrëfehet Kejsi, një vajzë 23-vjeçare.

Një nënshtrim me anë të shumta

Dëshmia e mësipërme është një nga shumë shembujt e nënshtrimit. Ndërmjet nënshtrimit të pësuar dhe atij të ofruar, ndërhyjnë një sërë modalitete marrëdhëniesh që sjellin, për shembull, një nënshtrim të dukshëm, i cili fsheh në të vërtetë një kontroll dhe një pozicion superioriteti mbi partnerin. Ky lloj nënshtrimi mund të fshehë një agresivitet të fortë përkundrejt partnerit, që manifestohet nëpërmjet sjelljesh e fytyrash të frustruara, sidomos në aspektin seksual e intim. Femra e nënshtruar është ajo që e lë veten të udhëhiqet nga dëshirat, frikërat, nevojat apo pritshmëritë e partnerit dhe sillet siç pretendon ai. Por shpesh kjo sjellje përkthehet në një braktisje nga ana e partnerit. Nuk duhet të harroni se marrëdhëniet dominuese janë me dy njerëz dhe që, në një lidhje dominues/i dominuar, secili është i lidhur nga një varësi reciproke.

Origjina e nënshtrimit

Është interesantë të vërejmë se në përgjithësi si partneri dominues ashtu dhe ai i nënshtruari vuajnë nga frika e braktisjes, të cilët duket se në fëmijëri nuk ia kanë dalë të shpërblejnë dëshirat e prindërve. Dominuesi mundohet të shërohet duke ndërruar rolet dhe të identifikohet me prindërit e pakënaqur, ndërsa i nënshtruari përsërit pa pushim një skenar ku edhe pse i “mbytur” në fund ia del të kënaqë partnerin kërkues. Femra e nënshtruar zakonisht vuan nga një pasiguri e thellë, shpesh për shkak të paqëndrueshmërisë së prindërve. Shumë shpesh nënshtrimi mund të jetë frut i përsëritjes së skemave familjare. Disa femra riprodhojnë modelin e femrës së sakrifikuar, modelin e nënës së tyre, që për çdo gjë ishin gati për të vepruar.

cift

A mund të jetë një çift i tillë i lumtur?

Edhe pse modeli ishte më i përhapur dikur, femra e nënshtruar, ekziston ende në të gjitha shtresat sociale dhe në të gjitha moshat. Nëse ruhet ekuilibri, ku secili të ketë hapësirën e vet, nocioni i lumturisë është i vështirë për t’u vlerësuar. Varet nga fazat e zhvillimit të një personi: nga nënshtrimi fillestar, kalohet në një fazë rizgjimi dhe analizimi të situatës, ku një grua e nënshtruar mund ta shohë partnerin nën një tjetër këndvështrim. Një marrëdhënie e lumtur mund të bazohet vetëm në alternimin e roleve të ndikimit në nënshtrime të ndryshme. Disa meshkuj nuk ndihen mirë para një gruaja të nënshtruar. Në fushën e seksualitetit, kjo rrjedh shpesh nga një varfëri e thellë e marrëdhënieve intime.

Është e mundur të ndryshohet ky model?

Nga momenti që eluilibri është prishur, është e mundur që çifti të zhvillohet e të ecë përpara, nëse të dy partnerët mundohen të kuptojnë se cilës nevojë për varësi reciproke i përgjigjej ky rifillim rolesh. Nga ana e tij, i nënshtruari do të inkurajohet në “vrapin” e tij drejt emancipimit, por mund të ketë përshtypjen se “po tradhton” partnerin. Nga ana tjetër, situata do të jetë më e komplikuar për atë që bën rolin e superiorit, i cili do të ketë ndjesinë se po humbet shumë, duke hequr dorë nga pushteti që ushtronte më parë mbi partneren. Por megjithatë, nëse të dy partnerët vendosin realisht të ndryshojnë, do të dalë në pah një alternim rolesh dominues-i dominuar në disa sfera të jetës së tyre në çift. Për të rizbuluar marrëdhënien, secili duhet të përcaktojë mirë pritshmëritë dhe kontributet e tij përkundrejt partnerit dhe të shpjegojë zonat e mostolerancës, sepse është kjo gjë që rihap plagët e vjetra dhe sjell në mendje ngjarje të jetës së secilit.

Sjellja në çift mund të ndryshohet nëpërmjet një pune personale, bazuar në katër pika kryesore:

  • Mësoni ta doni njëri-tjetrin me zemër të hapur, pa egocentrizëm.
  • Mësoni të respektoni njëri-tjetrin duke guxuar të thoni jo (dhe duke saktësuar që “jo”-ja i përket kërkesës së bërë dhe jo personit).
  • Mësoni të jeni të përgjegjshëm përballë nevojave dhe ndjenjave personale.
  • Mësoni të jeni besnikë kundrejt vetes, pa tradhtuar vlerat që keni.

 

NË PËRFUNDIM, GJITHÇKA ËSHTË E MUNDUR: MJAFTON VETËM PAK VULLNET, PUNË ME VETEN DHE TOLERANCË.

 

Përgatiti Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top