Këshilla & Arsye

October 17, 2018 | 14:26

Ja sa gjumë shkurton qëndrimi i fëmijëve në telefon ose tablet…

Çdo orë e kaluar duke luajtur me tablet ose telefon celular shkurton me 15 minuta kohën e gjumit të fëmijëve nën 3 vjeç. Për të nxjerrë në pah këtë, një ekip studiuesish të Universitetit Birkbeck të Londrës, morën në konsideratë një mostër të fëmijëve nën 3 vjeç, duke përfshirë 715 prindër, për t’i pyetur për aktivitetin dixhital të fëmijëve të tyre. Rezultatet ishin të qarta: më shumë tabletë, më pak gjumë.

Nevojiten rregulla të mira

“Lejimi i fëmijëve për të përdorur tablet dhe smartfonë mund të jetë zhvillues, por sensi i masës është një domosdoshmëri”, paralajmëron Dr. Angela Raimo, neuropsikiatre për fëmijë. “Para së gjithash, sidomos para moshës 3-vjeçare, koha e kaluar para ekranit duhet të jetë maksimumi 30 minuta në ditë”.

Këshilla të tjera, që vlejnë për tabletin dhe telefonin celular, janë: kurrë mos ia jepni fëmijëve para gjumit, sepse pengojnë rënien në gjumë dhe shkaktojnë shqetësime gjatë natës. Gjithashtu mos i lejoni fëmijët të shohin video lojëra që nxisin agresionin, të tilla si ato që sigurojnë eliminimin e armiqve, sepse nuk janë edukative.

Një distancë prej të paktën 60 centimetra duhet të mbahet mes ekranit dhe syve, përndryshe mund të ketë lodhje të syve. Audio duhet të mbahet në minimum, sepse ekspozimi ndaj tingujve me zë të lartë mund të shkaktojë shqetësim.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top