Mirëqenie

August 9, 2018 | 9:57

Festë, birrë, muzikë… Korça nën argëtimin spektakolar të festivalit të birrë, turistët e huaj vlerësojnë “Birra Korça”

Nga Dhorjela Çule

Festa e “Birra Korça” nisi mbrëmë edicionin e saj të 12-të, duke u shndërruar në një aktivitet madhështor. Ashtu sikurse pritej, nata e parë e kësaj feste, e kthyer tashmë në traditë, mblodhi mijëra vetë nga i gjithë vendi dhe turistë të ardhur enkas nga shtete të ndryshme të botës.

birra4

Dje, gjatë festës së “Birra Korça”

Është pikërisht numri i madh i pjesëmarrësve, që e ka shndërruar tashmë këtë festë në eventin më të rëndësishëm veror në vend. Mijëra “Check in” dhe foto turistësh me gotat e “Birra Korça” në dorë. Stendat e “Birra Korça”, ashtu sikurse edhe në vitet e kaluara, kanë qenë të preferuarat e turistëve.

Teksa festojnë e shijojnë çdo detaj e organizim të festës, ata kishin si më të preferuarën birrën, me të cilën identifikohet qyteti. Si çdo vit, kjo festë që do të zgjasë pesë net, parashikohet të ketë një rekord pjesëmarrësish e surprizash. Nata e mbrëmshme është ndezur me një koncert të madh, ku performuan këngëtarë mjaft të dashur për publikun, siç është Alban Skënderaj, Marsela Çibukaj, Urban Band, Grupi NA, etj..

birra11

Festa do të zhvillohet në të pesë netët e saj në dy pole të qytetit, te sheshi para stadiumit “Skënderbeu” dhe në Pazarin e vjetër, duke sjellë edhe alternativa zgjedhjeje për të gjithë ata që do të bëhen pjesë e eventit. “Zgjodhëm për të konsumuar ‘Birra Korça’, pasi me këtë birrë identifikohet edhe ky qytet i mrekullueshëm.  Paradite patëm mundësinë të vizitonim fabrikën dhe kemi mbetur pa fjalë nga teknologjia dhe cilësia e saj.

Unë jam pijedashës, veçanërisht i birrës, e kësisoj kam vizituar disa fabrika të prodhimit në Europë. Mund të them se fabrika e ‘Birra Korça’ është një konkurrente e fortë e tyre, sa i përket teknologjisë së përdorur. Aty pashë një cilësi të admirueshme dhe unë bashkë me miqtë e mi po konsumojmë sonte këtë birrë. Ka një shije të veçantë dhe na pëlqen shumë”, u shpreh Marko, një turist i ardhur nga Italia. Ai theksoi se ishte për herë të parë në këtë event, të cilin ia kishin sugjeruar miq të tij, pjesëmarrës në vitet e mëparshme.

Ashtu sikurse tashmë konfirmohet cilësia edhe nga kërkesa gjithnjë në rritje e konsumatorit, “Birra Korça”, ka marrë edhe vlerësime me çmime prestigjioze ndërkombëtare. Arsyeja kryesore është cilësia e birrës që mbetet unike. Tashmë, birra e qytetit të Korçës nuk ka rivale, sepse ajo është kthyer në birrën e të gjithë shqiptarëve, por edhe në zgjedhjen e çdo turisti. Sakaq, birra, serenatat dhe kërnackat nuk do të ndalen edhe te lokali veror i “Birra Korça”, i cili ofron shërbim nga një personel i kualifikuar dhe ushqime tradicionale me shije të pakrahasueshme.

Amerikani në festë: “Birra Korça” e zezë, e preferuara ime

Turisti amerikan, Zach Oaks

Turisti amerikan, Zach Oaks

Turisti Zach Oaks nga SHBA-ja ka zgjedhur të konsumojë “Birra Korça”. I shoqëruar edhe nga e fejuara e tij, ai konsumon birrën e zezë, pasi, siç shprehet, e ka të preferuarën e tij. “Më pëlqen shumë birra e zezë. Ka një shije mjaft të veçantë dhe e kam të preferuarën time sa herë që vij në Shqipëri. Sot kam ardhur me të fejuarën time shqiptare dhe vendosëm të konsumojmë pikërisht këtë birrë”, shprehet ai.

Shoh që po konsumoni “Birra Korça”, si ju duket cilësia e saj?

Unë zgjodha të shijoj këtë mbrëmje pikërisht “Birra Korça” dhe duhet të them që nuk kam fjalë. Është e çuditshme sesi një birrë mund të impresionojë dikë kaq shumë. Më duhet ta pranoj, është shumë e mirë.

Si keni mësuar për festën dhe “Birra Korça”?

E fejuara ime është shqiptare dhe ajo më tha që bëhet kjo festë. Nuk hezitova të vij dhe të pi “Birra Korça”, pasi ajo është birra e këtij qyteti. Unë e pi sa herë që më jepet mundësia, pasi është një birrë e shkëlqyer.

Ju nga vini?

Unë vij nga Amerika. Siç e thashë, e fejuara ime është shqiptare dhe kisha dëgjuar shumë edhe më parë për këtë festë. U bëra kurioz dhe vendosëm të dy të vinim këtë vit. Korça më pëlqen dhe bashkë me birrën e saj bëhen dy arsye për ta vizituar këtë qytet.

Si ju duket festa?

Është një festë vërtet e bukur dhe e vlerësoj shumë. Është hera e parë që e shoh këtë festë dhe vërej që është pjesëmarrje e madhe. Ka njerëz, aq sa mund të të shohë syri, është plot me pjesëmarrës dhe më vjen mirë për këtë. Është një festë e plotë, me birrë, muzikë dhe shumë elemente të tjerë, është mbi të gjitha argëtuese.

Ambasadori i Kosovës: Preferoj “Birra Korça”

syl

Ambasadori i Kosovës, Sylë Ukshini, i shoqëruar edhe nga familja e tij nuk i ka munguar festës. Teksa ka shijuar atmosferën, ai ka zgjedhur të konsumojë “Birra Korça”. “Reputacioni i ‘Birra Korçës’ njihet mjaft edhe në Kosovë. Kjo birrë i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë dhe kjo është diçka mjaft pozitive. Unë mund të them që në Kosovë njihet dhe konsumohet pasi është shumë cilësore. Është për t’u vlerësuar, pasi kjo është një birrë që mban emrin e qytetit dhe unë e kam ndër birrat e preferuara. E shijoj këtë birrë, është mjaft e mirë dhe aq më tepër që është një birrë me traditë. Edhe fabrika dhe investimi i bërë atje kanë një emër shumë të mirë dhe është vërtet diçka pozitive për qytetin. Unë prej kohësh e konsumoj dhe preferoj ‘Birrën Korça’ mes birrave të tjera”, u shpreh ambasadori.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top