Studim

August 9, 2018 | 10:16

Faktorët që shkaktojnë fryrjen e barkut

Përgatiti Aida Shquti

Keni dëgjuar se frymëmarrja me gojë shkakton fryrjen e barkut? Ja si qëndron e vërteta!

Përveç mbingrënies ose tejkalimit të pirjes së lëngjeve, kombinimit të disa ushqimeve ndaj të cilëve mund të jemi intolerantë, pra organizmi ynë ka vështirësi në tretjen e tyre, oraret e parregullta të të ngrënit, sot do ju flasim për disa faktorë të tjerë që çojnë në fryrjen e barkut.

barku_fyre-780x439

  1. Ngrënia e çamçakëzit
  2. Pirja e lëngjeve me pipa
  3. Frymëmarrja me gojë
  4. Përtypja me shpejtësi e ushqimit
  5. Ushqimet e konservuara
  6. Ushqimet e përpunuara
  7. Ushqimet e ngrira
  8. Pirja e ujit gjatë ngrënies

Mund t’ju duket e çuditshme, por kur hamë çamçakëz, pijmë lëngje me pipa, marrim frymë me gojë dhe e hamë ushqimin shumë shpejt, një sasi më e madhe ajri dërgohet në stomak duke çuar në fryrjen e tij.

Ushqimet e konservuara, të përpunuara dhe ato të ngrira përmbajnë sasi të larta sodiumi, kripë, gjë e cila na bën të konsumojmë më tepër ujë.

Duhet të sigurohemi, të pimë ujë 20 minuta përpara ushqimit ose 1 orë pasi kemi ngrënë, dhe jo gjatë vaktit. Gjithashtu, ecja, aerobia, meditimi ose konsumi i ujit të ngrohtë me limon, xhinxher dhe kopër përpara vakteve, ndihmon tretjen dhe parandalon fryrjen e barkut.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top