FB

October 10, 2023 | 8:02

Fiksimi pas një personazhi të famshëm mund të jetë shenjë e kësaj ‘sëmundjeje’ mendore

Të adhurosh të famshmit mund të nënkuptojë gjithashtu lidhjen e gjithë jetës suaj rreth një personi me të cilin nuk ke patur kurrë interaktivitet apo ndërveprim domethënës.

Kur dikush arrin statusin e të famshmit, është e natyrshme ta admirosh për arritjet e tyre. Një i famshëm mund të ndikojë edhe në jetën tuaj, pasi mund t’ju influencojë për një udhëtim të caktuar, apo për kauza më të rëndësishme si bamirësia, apo rritja e ndërgjegjësimit.

Sindroma e adhurimit të të famshmëve është një lloj marrëdhënieje parasociale që ndodh kur admirimi i një personi të famshëm shndërrohet në një magjepsje dhe preokupim obsesiv.

Është përshkruar si një çrregullim obsesiv-varësues (OCD) megjithëse nuk është një gjendje e njohur klinikisht në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore.

Ashtu si të gjitha marrëdhëniet parasociale, sindroma e adhurimit të të famshmëve mund të konsiderohet një marrëdhënie e njëanshme, jo reciproke.

Ajo përfshin një person që po investon shumë kohë dhe energji në një lidhje me dikë (në këtë rast, një personazh i famshëm), që as nuk është në dijeni për ekzistencën e ‘admiruesit’.

Ndërveprimet dhe marrëdhëniet parasociale nuk janë të rralla – ose domosdoshmërisht negative. Lidhjet që ndjeni me personazhet e famshëm, apo edhe me personazhet e trilluar mund të japin mësime pozitive në jetë.

Por sindroma e adhurimit të të famshmëve është më shumë se një marrëdhënie parasociale. Është një model sjelljesh që shpesh janë obsesive, kompulsive dhe varësuese.

Një nga shkallët më të spikatura, u zhvillua në vitin 2002 dhe është krijuar për të vlerësuar nivelet e adhurimit të të famshmëve dhe sesi secili nivel ndikon në mirëqenien mendore.

Rreth një e treta e publikut të gjerë mund të përjetojë adhurimin e të famshmëve në një nivel patologjik kufitar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top